Fier, shkelja e qarkullimit rrugor, policia operon 24 orë
Fier- Shkelja e rregullave të qarkullimit ka qenë në qendër të aksionit të Policisë Rrugore në Qarkun e Fierit.Sipas shefit të sektorit të qarkullimit rrugor Janaq Zarka, nga kontrollet e ushtruara 102 drejtues të ndaluar nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi të mjetit, ndërsa 16 te tjerë kanë qenë në efektin e alkoolit.Lidhur me trafikun që krijohet gjatë sezonit veror në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit, Zarka pohon se efektivët e policisë po operojnë gjatë 24 orëve për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe aksidentet e mundshme."Policia Rrugore është angazhuar në lidhje me mbarëvatjen e të gjithë pushuesve, të drejtuesëve të mjeteve për këtë sezon turistik. Të gjtha rruget e plazhit mbulohen me shërbime 24 orëshe", tha ai.Perveç kësaj strukturat e policise së qarkullimit rrugor në Fier, në kuadër edhe të nismës së ndërmarr nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme, po vijon një fushatë sensibilizuese ndaj drejtuesëve të mjeteve duke shpërndare broshura për respektimin e rregullave të qarkullimit.