Sllovenia mbyll ambasadën në Helsinki
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 10:23
Sllovenia mbyll sot ambasadën e saj në Helsinki si mënyrë për të kursyer.Vetëm muajin e kaluar, Sllovania ka mbyllur përfaqësitë e saj diplomatike në Lisbonë dhe Stokholm, si dhe konsullatën në Dyseldorf.Deri në fund të muajit, diplomacia sllovene do të mbyllë ambasadën edhe në Dublin, si dhe konsullatën e përgjithshme në Nju Jork.Me mbylljen e zyrave të saj jashtë vendit, Sllovenia do të kursejë 1.8 milion euro në vit.Vendimi, që synon të luftojë krizën ekonomike, është marrë në fund të muajit maj nga autoritetet sllovene.