Ann Romney për një orë në “Good Morning America”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2012, 13:48
Ann Romney, gruaja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, do të jetë njëra prej drejtueseve të emisionit të mëngjesit “Good Morning America”, i cili është një prej transmetimeve televizive më të shikuara në SHBA.Ajo do ta drejtojë këtë emision vetëm për një ditë gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar ABC News.Zonja Romney, e cila do të jetë bashkë-drejtuese e emisionit për një orë, me datën 10 tetor, nuk është personi i vetëm i famshëm që i është bashkuar George Stephanopoulos në emisionin e tij, që nga koha kur kolegia e tij, Robin Roberts, u largua për arsye shëndetësore.