Mjekimi i Timoshenkos vazhdon në një spital në Kharkiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 10:13
Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenkos e cila ndodhet e burgosur do të vazhdojë të mjekohet në një spital në qytetin lindor të Kharkivit.Deklarata është bërë nga mjeku Karl Max Einhaeupl pas takimit me ish-kryeministren Timoshenko.Ai tha se vendimi që trajtimi i Timoshenkos të vazhdojë në spital është marrë bashkërisht nga mjekët gjermanë dhe ukrainasë.Zyrtarët njoftuan se Timoshenko nuk pritet ta ndjekë gjykimin e saj për shmangie nga tatimi, i cili pritet të mbahet sot në Kharkiv.Timoshenko tashmë është duke e vuajtur një dënim shtatë vjeçar, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se është i motivuar politikisht nga kundërshtarët e saj.