FMN: Rritja ekonomike globale, e ngadalësuar

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka deklaruar se rritja ekonomike është ngadalësuar dhe se nevojiten hapa të tjerë të Bashkimit Evropian për ta përmbajtur krizën e borxheve, njofton DPA.“Rritja globale është ngadalësuar dhe vazhdojnë të mbesin ende paqartësi të konsiderueshme dhe rreziqe të uljes”, ka thënë komiteti monetar dhe financiar në një takim vjetor të FMN-së dhe të Bankës Botërorë të mbajtur në Tokio.Fondi ka kërkuar veprime të vendosura me qëllim rimëkëmbjen ekonomike.