Shpërthim në Afganistan, 2 të vrarë dhe 7 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 14:00
Dy zyrtarë afganë janë vrarë pasi një automjet me eksploziv ka shpërthyer në jug të vendit.Zëdhënësi i policisë i provincës Helmand, Fareed Ahmed tha se bomba ishte fshehur në një automjet të parkuar jashtë Zyrës Nacionale të Sigurisë, në Lashkar Gah.Ahmed gjithashtu bëri të ditur se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe tre zyrtarë të tjerë si dhe katër civilë.