Ndërron jetë ish mbreti i Kamboxhias
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 10:02
Norodom Sihanouk, ish-mbreti kamboxhian i cili ka qenë një figurë kryesore në historinë e vendit të tij, ka ndërruar jetë. Ai vdiq në moshën 89-vjeçare nga një atak në zemër në një spital të kryeqytetit kinez, Pekin.Sihanouk, i cili u ngjit në fron në vitin 1941 dhe udhëhoqi Kamboxhian në fitimin e pavarësisë nga Franca në vitin 1953, kishte vite në gjendje të keqe shëndetësore.Ai e la pushtetin në vitin 2004 si pasojë e sëmundjeve duke ia lënë fronin djalit të tij, mbretit Norodom Sihamoni.Trupi i tij pritet të kthehet në Kamboxhia për një funeral zyrtar në pallatin mbretëror në Pnom Pen.