Standard&Poor`s ul vlerësimin për Spanjën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2012, 13:05
Agjencia e vlerësimit Standard&Poor`s ka ulur vlerësimin e saj për borxhin e Spanjës me dy pikë.S&P ka thënë se recesioni i gjatë, papunësia e lartë dhe trazirat sociale janë duke kufizuar opsionet e qeverisë për të frenuar krizën financiare të vendit.Agjencia me seli në Shtetet e Bashkuara e rendit Spanjën në kategorinë BBB-, e cila është edhe kategoria më e ulët.Vlerësimi i ulët mund të rrisë më tej koston e lartë të Madridit për huamarrje.