Nigeri, vriten 30 anëtarë të sektit Boko Haram

Rreth 30 anëtarë të sektit islamik, Boko Haram, përfshirë një komandant të lartë janë vrarë ditën e sotme në Nigeri ndërsa 10 persona të tjerë janë arrestuar gjatë një bastisjeje në qytetin veriperëndimor të Damaturus.Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet nigeriane sipas të cilave 30 terroristë të dyshuar të Boko Haramit janë vrarë gjatë një beteje që zgjati disa orë.“Gjatë kësaj beteje janë vrarë gjithashtu edhe komandanti kryesor i Boko Haramit në Damaturu dhe një bashkëpunëtor i afërt me Abubakar Shekaun”, ka njoftuar Eli Lazarus, një zëdhënës i forcave të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë.Boko Haram është duke zhvilluar një kryengritje kundër qeverisë së presidentit Goodluck Jonathan, me qëllim të ringjalljes së një mbretërie të lashtë islamike me shumicë myslimane në veri të Nigerisë.Kjo lëvizje ka arritur të bëhet kërcënimi më i madh i sigurisë në këtë vend. Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Boko Harami.