Filipine, marrëveshje mes qeverisë dhe rebelëve

Qeveria e Filipineve dhe grupi më i madh i rebelëve muslimanë në vend, kanë nënshkruar sot një pakt paraprak për paqe, me shpresën se një gjë e tillë do t`i japë fund revoltës 43-vjeçare në vend.Raportohet se marrëveshja është nënshkruar në pallatin presidencial në Manila, ndërmjet negociatorit të qeverisë, Marvic Leonen dhe homologut të tij nga Fronti Liberal Islamik Moro, Mohagher Iqbal.Marrëveshja bën thirrje për krijimin e një rajoni të ri autonom, të quajtur Bangsamoro, apo komb muslimanë, në rajonin jugor të Mindanaos, deri në vitin 2016.Gjithashtu pritet që të krijohet një Komision i Tranzicionit prej 15 anëtarësh, për ta dhartuar një ligj, në bazë të së cilit do të mundësohet krijimi i një rajoni të administruar nga muslimanët.Marrëveshja thotë se armata rrebele prej 11 mijë pjesëtarëve do të çaktivizohet gradualisht.