Gjeorgji, Ivanishvili emëron kabinetin qeveritar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 14:24
Kreu i koalicionit “Ëndrra Gjeorgjiane”, Bidzina Ivanishvili, i cili ka fituar zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, ka emëruar sot anëtarët e kabinetit të tij, përfshirë ministrin e Brendshëm, të Mbrojtjes, të Jashtëm dhe atë të Drejtësisë.Vetë Ivanishvili do të jetë kryeministër i qeverisë së re.Partia e presidentit Mikheil Saakashvili, e cila ka dominuar parlamentin në tetë vjetët e kaluar, do të dalë në opozitë.Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar do të publikohen pasi gjykatat të shqyrtojnë rastet e dyshuara të manipulimeve.Ivanishvili ka thënë se do të përmirësojë lidhjet e Gjeorgjisë me Rusinë fqinje dhe në të njëjtën kohë do të integrojë vendin në NATO dhe Bashkimin Evropian.