Lagarde:Më shumë veprime ndaj problemeve ekonomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2012, 13:13
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, u ka bërë thirrje shteteve që të ndërmarrin më shumë veprime për të zgjidhur problemet globale ekonomike.Ajo i ka bërë këto komente në Tokio, ku FMN-ja dhe Banka Botërore kanë mbajtur takimin e tyre vjetor.Lagarde ka thënë se ndryshimi më i madh që nga takimi i FMN-së në muajin prill, është se ngadalësimi ekonomik nuk ka ndikuar vetëm ekonomitë e zhvilluara, por “ka pasur efekt të ndjeshëm edhe në tregjet në zhvillim, sidomos në Azi”.Ajo ka thënë se veprimet do të largonin pasigurinë që ka bllokuar rimëkëmbjen.