PD: Rama-Meta, dje me grushte, sot zyrtarisht i kanosen Strazimirit
Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas masave të marra nga Byroja e Kuvendit lidhur me tre deputetët Ndoka, Ndreu dhe Strazimiri.Përmes një deklarate për mediat, PD e cilëson vendimin një përpjekje për të barazuar aktin e denoncimit që bën në Kuvend deputeti demokrat, me aktin banditesk të dy deputetëve Ndoka e Ndreu, të cilët goditën me grushte Strazimirin.“Dyshja Rama-Meta lanë duart sot me një vendim të turpshëm të byrosë së Kuvendit, duke vendosur masë disiplinorë për deputetin Strazimiri dhe për agresorët e tij, Ndoka dhe Ndreu.Dyshja Rama-Meta i kanoset zyrtarisht deputetit Strazimiri dhe opozitës, duke i kërkuar që të heqë dorë nga denoncimet e lidhjes së tyre me krimin dhe futjes së përfaqësuesve të krimit në radhët e deputetëve të shumicës.Një ditë më parë, Edi Rama ju kanos z.Strazimiri me sulmin që urdhëroi ndaj tij.Sot ju kanos edhe zyrtarisht përmes Ilir Metës” thuhet në deklaratë.Në përfundim të deklaratës, PD thekson se vendimi i sotëm i byrosë së Kuvendit është një tjetër fakt në vijimësi se Parlamenti është bërë strehë e krimit.