Tirana solidarizohet me Shkupin, protesta para Ambasadës maqedonase
Tiranë- Qindra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi dhe të përndjekurit politik u tubuan sot në Tiranë në të njëjtën orë me protestuesit e Shkupit.Me flamujt kombëtar në duar dhe thirrje patriotike protestuesit përshkruan një nga akset kryesore në kryeqytet dhe rrethuan ambasadën e Republikës së Maqedonisë.Me gjithë stuhinë dhe shiun e rrëmbyeshëm aktivistët protestuan për disa orë.Në tubim merrte pjesë edhe kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu. Ai i bëri thirrje qeverisë së Gruevskit të largohet , pasi nuk mund të mbaj me dhunë shqiptarët.“Monstrat e politikës maqedonase kanë nisur nga burgosjet politike dhe dhuna shtetrore. Gruevski një ultra-nacionalist maqedonas nuk mund të qeverisi një shtet multi-etnik si Maqedonia. Qeveria monstër e Gruevskit duhet të largohet se nuk mund të mbaj me dhunë shqiptarët. Marrëveshja për të vendosur rendin publik dhe kushtetues në Maqedoni me ndihmën e policisë serbe është një formë diktati për të mbajtur shqiptarët të pushtuar nën regjimin mostër serbo-maqedonas.Policia serbe të largohet nga Maqedonia pasi në të kundër i lind e drejta policisë së Shqipërisë të garantojë jetën e shqiptarve. Kjo marrëveshje ose kërkon reciprocitet mes Maqedoni-Serbi-Shqipëri ose largim të menjëhershëm të plicisë serbe. Lirimi i të burgosurve politik duhet të ndodh në mënyerë të menjëhershme përndryshe monstra Gruevski po shndërohet në eksploziv për stabilitetin në Ballkan.Aleanca KuqeZi fton të gjithë faktorin politik shqiptar që të flak flamurët e partive dhë të nënshkruaj në pakt kombëtar historik me gjithë liderët e Tiranës, Shkupit, Ulqinit, Preshevës dhe Prishtinës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarve, pengimin e asimilimit të qyteteve etnike dhe historike shqiptare si dhe vendosjen e garancive paqësore, politike dhe diplomatike për stabilitetin, bashkimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon dhe Europë”.