“Grushtat” në Kuvend, Byroja pezullon 7 ditë Ndokën, 3 Ndreun, “vërejtje” Strazimirit
Tiranë –Përjashtim nga punimet e Kuvendit dhe paralajmërim. Këto kanë qenë dy nga masat e marra për depuetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu dhe atë demokrat Genti Strazimiri në mbledhjen e pasdites së sotme të Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë.Kështu, për Ndokën Byroja vendosi ta pezullojë nga punimet e kuvendit 7 ditë, 3 deputetin Ndreu, ndërsa për deputetin Strazimiri vendosi masën e “vërejtjes” për herë të dytë.Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh gjate mbledhjes se pasi është njohur me informacionin e paraqitur nga Garda e Republikës dhe pamjet filmike të ngjarjes, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim lidhur me të.Gjithashtu, ai theksoi se gjuha fizike e komunikimit është tërësisht e papranueshme dhe se kjo që ka ndodhur dëmton imazhin e Kuvendit dhe deputetëve, prandaj institucioni i Kuvendit distancohet nga ky akt i dhunshëm.Meta ftoi të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuarvetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre.Në përfundim, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga grupet parlamentare të shprehen sa më parë në lidhje me Projektkodin e etikës i cili është hartuar nga shërbimet e Kuvendit në bashkëpunim me OSBE. Vendimet e Byrosë erdhën një ditë pas përplasjes fizike të tre deputetëve në parlament, ndërsa mbledhja e sotme byrosë u bojkotua nga PD.Incidenti ndodhi pas akuzave që hodhi Strazimiri se në grupin parlamentar të PS-së ka 19 deputetë me precedent penalë. Akuzat u pasuan nga një përplasje verbale dhe fizike dhe çuan në bojkotimin Kuvendit nga Partia Demokratike.