Korçë, nis gjyqi ndaj Latollarit, vrau ish-të dashurën me të shoqin dhe çiftin tjetër
Korçë - Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka nisur sot gjykimin e Bashkim Latollarit, autorit të vrasjes së 4-fishtë të çiftit Belimon e Daniela Meçollari dhe Rexhep e Valentina Metellarit në 7 janar të këtij viti në fshatin Gjonomadh të Korçës.Për shkaqe xhelozie, Latollari ekzekutoi barbarisht ish-të dashurën e tij dhe bashkeshortin e saj e më pas, edhe dajën e bashkëshortit të Danielës, Rexhepin, me gjithë gruan e tij, pasi ata e kishin zbuluar lidhjen jashtëmartësore dhe i kishin kërkuar, të ndaheshin.Tentativa për ndarje nga Daniela bëri që më 7 janar, Bashkim Latollari, pasi kishte pirë, të kryente edhe aktin makabër duke vrarë katër personat, që a ii cilësonte fajtorë për atë që po ndodhte.Në seancën e sotme, avokati i Latollarit ka shtruar dy kërkesa: Së pari, gjykimin e shkurtuar të çështjes në gjendjen që janë aktet dhe së dyti, analizën e AND-së së fëmijës 5-vjeçar të çiftit, mbi të cilin Latollari pretndon atësinë.Sipas tij, fëmija ka qënë edhe shkak i konfliktit të nisur mes ti dhe Daniela Meçollarit, me të cilën pretendonte se kishte një lidhje intime prej një kohe shumë të gjatë.Por, të dyja kërkesat e avokatit të Latollarit nuk u pranuan nga gjykata, sepse sipas saj, AND-ja e fëmijës nuk ka lidhje me objektin e çështjes dhe gjykimi i shkurtuar nuk mund të bëhej në gjendjen që jane aktet hetimore.Ndërkohë, pritet që rreth ngjarjes të dëshmojne 18 persona të thirrur nga Prokuroria, 7 prej të cilëve do të pyeten në seancën e ardhshme më 24 korrik.ar.sh/Oranews.tv(Në foto: Katër viktimat e Bashkim Latollarit) 