Islami: Strazimiri i kërcënua me jetë, sulmi i orkestruar nga Rama. Bojkoti i drejtë

Tiranë- Deputeti, Genti Strazimiri, u kërcënua fizikisht me jetë nga deputetët të mazhorancës.Kastriot Islami duke zbardhur përplasjen e sotme në parlament, edhe pse nuk ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes, tregon se Strazimiri fillimisht ka marrë një kërcënim verbal nga deputeti Ndreu dhe më pas është dhunuar fizikisht nga deputeti Arben Noka.Sipas tij e gjithë skena është dirigjjuar nga vetë Kryeministri Rama me sms dhe thirrjeve të tij për të mbajtur qëndrime mbi diskutimet e forta të opozitës.“Nuk ishte aksident,por një kërcënim fizik nga ana e mazhorancës e orkestruar nga zoti Rama ndaj një deputeti të opozitës. Ishte kërcënim tjetër i radhës, i dhunshëm në parlamentin e Shqipërisë.Nuk më duket çudi e madhe duke ndjekur zhvillimet në PS pas humbjes në 2009 dhe duke ndjerë që do arrihet këtu sot, dhe do arrihet dhe përtej kësaj kam përshtypjen. Kam mbajtur qëndrim, s’jam njeri as naiv dhe as inaçor, por arrija të shija larg atë që po ndodh sot dhe në të ardhmen. Aspiratat e qytetarëve janë nëpërkëmbur nga korrupsioni, interesat e oligarklisë dhe banditizmi. Tre parametrat janë të qarta nga 23 qershori, por akoma më të qarta janë që nga 2009. Është kërcënim i dhunshëm fizik dhe me jetën i një deputeti.Unë nuk kam qenë prezent por nga informacionet që kam, ka pasur një kërcënim verbal në parlament nga Ndreu dhe një kërcënim përmes një verprimi të dhunshëm nga Arben Noka në hollet e parlamentit. Nuk ka pasur një zënkë, është kërcënim, një sulm kërcënues fizik, i dhunshëm , me kërcënim jete nga ana e mazhorancës. Veprimet s’ka rëndësi se nga kush janë kryer, por të orkestruara nga Zoti Rama ashtu siç ndodh shpesh në parlament përmes sms-ve me celularë, por dhe përmes thirrjeve që duhet mbajtur qëndrime ndaj të gjithë diskutimeve të forta që bëjnë deputetët e opozitës. Po e ndiqja me vëmendje sot Ramën, nuk i pëlqente diskutimi i Strazimirit, thirri mënjanë Ministrin e Brendshëm, i dërgoi sms një deputetje që u ngrit dhe i bëri pyetje dhe pastaj u ngritën dy deputetë të tjerë për të bërë sulmin ndaj deputetit”deklaroi Islami.Për “Ora News”, Islami tha se veprimi i grupit parlamentar demokrat për të ndërprerë marrëdhëniet me parlamentin nuk ishte i nxituar.Sipas tij, opozita nuk mund të rrijë indiferente pas një serie sulmesh jo vetëm ndaj saj, por dhe institucioneve të pavarura.“Të gjithë deputetët me shqetësim të madh , me përgjegjshmëri tentuan të japin kontributin e tyre për të kuptuar se çpo ndodh në Shqipëri. Arritën në konkluzionin se ajo që po ndodh në Shqipëri është e përshkuar nga këto dy figura të rëndësishme. Kemi të bëjmë me një qevrisje që bazohet në një drejtim nga kryeministri Rama të interesave të oligarkisë, interesave korruptive dhe të ndërtimit të një qeverie të interesave klienteliste që kërkon të blihen votat. Është hera e parë që një numër i mandateve janë realizuar përmes blerjes së votës.E dyta nëpërmjet blerjes së deputetëve, përmes marifeteve e kanë bërë mazhorancën me 85 vota natën e 30 shtatorit ku duhet të kalonte akti normativ që prishi konsensusin mes palëve politike. Është tentuar që përmes këtyre veprimeve të merren institucione të rëndësishme si AMA, INSTAT, ILDKP. Ka një sulm frontal ndaj Presidentit, përpara ishte ndaj SHISH,ka një sulm përmes ligjit të policisë ndaj Prokurorisë. Ka filluar një sulm ndaj KLD, që ka filuar me një retorikë të korruptuar dhe qëllimi është të ozurpohet përmes një ligji. Nuk mund të bëjmë një ligj që është antikushtetues dhe antistandard europian. Ndoshta ka qenë një nga mbledhjet më serioze, më të rëndësishme, por bojkoti sot erdhi pas një seri ngjarjesh që është vështirë të mos meren në konsiderate” tha ai.