Rrokaj: Debati për arsimin e lartë, ia vlejti, qeveria ta qartësojë sa do ta financojë arsimin
Tiranë – Dekani i Fakultetit të Histori –Filologjisë, Shezai Rrokaj, ka hedhur një vështrim kritik, mbi draftin për reformën në arsimin e lartë në Shqipëri, kërkuar nga gazetari Edvin Peçi në studion e “Ora News”.Rrokaj ka vlerësuar anët pozitive të draftit, sa e ka përmbushur ai qëllimin e tij dhe ku ka nevojë të përmirësohet, sipas gjykimit të tij.I pyetur për ndryshimin e raportit të dytë të komisionin që e hartoi reformën në arsimin e lartë me të parin, Rrokaj vlerësoi se “Ka ndryshime serioze në raport me të parin. Drafti i dytë ka balancime serioze, në atë që unë e quaj balancimi i pushtetefinancjëve, që ndërtohet mes dy pushteteve që funksionojnë, pushtetit ekonomiko-administrativ dhe pushtetit akademik.”Gjithashtu, dekani theksoi, lidhur me financimin e arsimit: “Nuk po them të arrijmë stade siç është Norvegjia, Franca apo vende të tjera si këto, por në përputhje me GDP-në, qeveria duhet të jetë e qartë sa është në gjendje të shpenzojë për arsimin.”Po ashtu, Rrokaj vuri në dukje se “është i paqartë ende problemi i univesiteteve private, se si ato do të bëhen publike, se si do të marrin formë.”Nga ana tjetër, ai vlerësoi se “në draft ka një përpjekje serioze për të vendosur disa piketa lidhur me angazhimin e një profesori.”Ja intervista e plotë:Edvin Peçi - Z.Rrokaj, besoj se e keni lexuar tashmë dokumentin perfundimtar, ku ndryshon ky dokument me draftin paraprak që u bë me propozimet e bëra, që shkaktuan edhe debat nga stafet akademike atje?Shezai Rrokaj - Natyrisht që e kam lexuar, direkt pas prezantimit zyrtar, që u bë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Unë them që një debat për arsimin dhe të gjitha ato, që quhen reforma sociale, është i nevojshëm, sidomos kur debati bëhet edhe me përfshirjen e grupeve të interesit e kur del përtej kornizës legjislative apo ekzekutive, është gjithmonë i dobishëm.Pati një debat, gjërat u thanë shqip dhe qartë. Për hir të së vërtetës, nga ky debat, ata që kanë bërë draftin, kanë përfituar mjaft, janë përpjekur të dëgjojnë sugjerimet e sinqerta dhe të drejtëpërdrejta që u bënë nga universitetet dhe nga specialistët, që u shprehën rreth reformës. Ka ndryshime serioze në raport me debatin e parë .Debati i parë apo drafti i parë nuk dihej ku fillonte dhe ku mbaronte; ishte shumë kaotik në parim edhe në interpretime.Drafti i dytë ka balancime serioze në atë që unë e quaj balancimi i pushteteve, që ndërtohet mes dy pushteteve që funksionojnë, pushtetit ekonomiko-administrativ dhe pushtetit akademik.Në draftin e pare, pushteti menaxherial i imponohej pushtetit akademik; në draftin e dytë ka një kthesë serioze, ku pushteti menaxherial qëndron krahas pushtetit akademik, qoftë në pikëpamjet e përgjedhjes së personelit, qoftë nga kompetencat që kanë autoritet.Universitetet duhet të ofrojnë dije gjatë gjithë jetës për këdo që ka nevojë për të përmirësuar. Ka dhe konceptime të tjera që kanë të bëjnë me kualifikim shkencor, për një mënyrë më të drejtë kulifikimit shkencor, i cili shkëputet tanimë nga ekzekutivi dhe po bëhet pjesë që titujt të jepen nga universitetet sikundër edhe të një kthimi në departamente të shumë kompetencave që u ishin hequr, nga funksionimi dhe debati i drejtpërdrejtë shkencor, duke i dhënë këto tribute një instance, e cila nuk është më, siç është Këshilli i Profesorëve. Pra, forcohet më shumë parlamenti dhe senati në atë që quhet debat shkencor.Ka dhe ndryshime të tjera, që ka të bëjë me atë që quhet procesi i punësimit. Në bazë të komisioneve që krijohen, që janë heterogjene për vlerësimin e punonjësit, është edhe ajo që prezantohet në departament. Ka dhe përmirësime të tjera që janë bërë në këtë draft, për këtë duhet thënë fjalë të mira. Nuk ishte një debat shterpë.Edvin Peçi - A ka pjesë të cilat mund të shkaktojnë sërish debate, të cilat mund të lënë për t’u përmirësuar, megjithëse ky është një dokument final tashmë? Shezai Rrokaj - Ka pjesë të diskutueshme apo për të cilat ka nevojë për më shumë transparencë. Në draft thuhet me të drejtë se qeveria duhet të financojë më shumë për arsimin dhe në mënyrë të veçantë të financojë arsimin e lartë.Qeveria duhet të jetë e qartë në këtë pike, sa do ta ketë kapacitetin financues për arsimin në raport me GDP-në që qeveritë e rajonit, që nuk janë as më pak , as më shumë të pasura apo të varfëra sa qeveria jonë. Nuk po them të arrijmë stade siç është Norvegjia, Franca apo vende të tjera si këto, por në përputhje me GDP-në, qeveria duhet të jetë e qartë sikundër është premtuar në fushatën elektorale, sa është në gjendje të shpenzojë për arsimin.Në qoftë se nuk ka një qartësi dhe në qoftë se nuk ka një mundësi të tillë, ta dimë që jemi në kushte të vështira si vend, reformat ngelen një hartim i bukur.Nga ana tjetër, qeveria duhet të jetë transparente me shoqërinë; në draft thuhet se kostoja e një studenti është 460 euro; shoqëria duhet të dijë sa do të jetë kostoja për të mbajtur funksional universitetin.Në qoftë se do të ketë pakësim prurjesh në universitet, detyrimisht kjo do të sjellë si pasojë mosfutjen në universitete të studentëve. Ka mjaft universitete, sidomos universiteti i Tiranës, siç thuhet në draft, shteti apo qeveria nga buxheti i saj jep gati dyfishin që vjen nga të ardhurat e universitetit.Në Universitetin e Tiranës, për shembull, granti i shtetit, në krahasim me të ardhurat që grumbullojnë studentët është gati dy herë më pak.Në qoftë se shteti nuk do të kompensojë të gjitha këto pasoja që do të krijohen nga vënia e mesatarës, nga pakësimi i ardhjeve në universitet, duhet të jenë reformat ë mira, pasi dhe reformat kur ndërmerren kanë një këndvështrim të caktuar, duhet të jenë realiste dhe të bëhen në përputhje me kushtet e vendit.Është i paqartë ende problemi i univesiteteve private, se si ato do të bëhen publike, se si do të marrin formë, nuk dihet se si këto do të kthehen dhe do të bëhen publike, se si janë ndërtuar ato, se si kanë ndërtuar marrëdhëniet e liçencimit, marrëdhëniet me investitorët, marrëdhëniet me bankat dhe shumë gjëra të tjera. Edhe këtu drafti ka nevojë të jetë më transparent për opinionin e gjërë dhe për të gjitha. Por, ka një problem kryesor që drafti nuk e nxjerr dhe besoj se duhet të mbahet parasysh për t’u përsosur dhe më tej.Drafti përpiqet të bëjë një përshkrim të mirë të gjendjes duke i krahasuar edhe me disa universitete rrotull nesh apo edhe më gjërë, por nuk bën një përcaktim më të drejtë të asaj që quhet strategji afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të Shqipërisë, e parë kjo nga pikëpamja e nevojës që lind nga një strategji formimi për t’iu përgjigjur një strategjie zhvillimi.Sot, ne ende nuk kemi një pajtim midis diplomës dhe statusit të saj në treg. Ne nuk dimë ende se në çfarë lloj tregu ka akses një diplomë e caktuar. Ajo që quhet Ministria e Arsimit është Ministria e gjithë zhvillimit, sepse aty përgatiten specialistet e ndryshëm që do të marrin në dorë zhvillimin e vendit. Pra, një strategji punësimi, që do të thotë një strategji formimi, është shumë e qartë dhe ky draft duhet ta përmbushte dhe duhet ta përmbushë, meqënëse nuk e ka përmbushur.Deri më sot profesorët gjendrn në një pagë shumë të ulët, më e ulëta në rajon, duke e krahasuar me ata nga Maqedonia por edhe nga Kosova.Një profesor në Shqipëri merr dy herë me pak se një profesor në Kosovë. Ky mosvlerësim i punës nga ana e qeverisë, u la nga qeveritë e mëparshme, u la që pedagogët të merreshin me shumë institucione për të kompensuar rrogën. Kjo e dëmtonte cilësinë, sepse profesorët ishin gjithkund, por s’kanë kohën e mjaftueshme. Ishin në kërkim të parasë, por jo në kërkim të punës.Në draft ka një përpjekje serioze për të vendosur disa piketa lidhur me angazhimin e një profesori. Drafti është i parashikuar në dy faza, edhe në fazën e ndërmjetme, universitet private vazhdojnë ende ne lirinë e tyre për të rritur tarifat, ndërsa tarifat e universiteteve publike do të jenë të kontrolluara nga shteti.Janë disa gjëra që ende janë të paqarta dhe kërkojnë maturi, mbi të gjitha kërkojnë një veshtrim tërësor dhe jo të nxitur nga qarqe të caktura të cilat kanë edhe aksese më të mëdha , por edhe ineteresa të drejtpërdejta më të mëdha.arsh/mp/Oranews.tv