Një grup ish-të përndjekurish protestë para Parlamentit, tentojnë të godasin me domate makinat e ministrave
Tiranë- Një grup ish të përndjekurish zhvilluan sot një protestë para Parlamentit kundër projektligjit për dëmshpërblimin e kësaj kategorie. Sipas tyre ky projektligj nuk merr parasysh kërkesat e ish të përndjekurve. Në protestë ishin të pranishëm Skënder Tufa dhe Fatmir Hoxha. Gjatë protestës ata kanë tentuar edhe të godasin me domate makinat e ministrave."Erdhëm për të bërë një prtestim paqësor dhe u përballëm me policinë e cila bën veprime joqytetare duke na shtyrë. Ne kërkojmë të drejtat tona, të hapen dosjat dhe krimet e luftës. Pr/ligji që po trajtohet në kuvend është i ndërtuar në zyrat e qeverisë dhe nuk ka marrë në konsideratë kërkesat tona", tha Skënder Tufa.Ndërsa Fatmir Hoxha tha se kërkojmë dorëheqjen e Velias dhe se duhet të bëhet transparencë me fondet."So jemi 40 nesër do jemi 4 mijë. E dinë mirë historinë tonë se në rrëzojmë qeverinë. Ne nuk kemi arritur në atë fazë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, por po e cojnë vetë ujin në mulli për të kërkuar dorëheqjen e zymbylit Erion Veliaj. Një njeri pa origjinë që vetëm mashtron dhe abuzon. Ai duhet të bëjë transparencë."Protesta erdhi menjëherë pasi Ministri Erion veliaj shpërndahu këstin e parë për ish-të përndjekurit.