Kulla sjell “mendimin shqiptar në 150 vjet”: Intelektualët e Rilindjes, të kalibrit europian
Epoka 150-vjeçare e mendimit shqiptar, periudha e Rilindjes dhe intelektualëve të atyre viteve vijnë të përmbledhur në veprën voluminoze me 3 vëllime “Enciklopedia antalogjike e mendimit shqiptar 1807-1957”.Veprën, e cila mbart në vete vlerat e asaj periudhe dhe figurave intelektuale të cilat mbahen lart si mite të asaj periudhe historike, e ka sjellë në treg për lexuesit shqiptarë studiuesi, Ndriçim Kulla.I ftuar në “Ora News” përballë gazetarit Edvin Peçi, ka folur për këtë vepër voluminoze, figurat inetektuale të asaj periudhe, për ndërtimin e saj dhe për më tepër për vlerat që mbart kjo vepër e cila do të jetë në shërbim të studiuesve, ekpertëve dhe të rinjvë të cilët duhet të njihen me vlerat që lanë pas këta intelektualë.Kulla u shpreh se vlerat kulturore duhen vlerësuar dhe trashëguar tek brezat e ardhshëm, pasi janë të pa informuar në këtë fushë, për të kuptuar se intelektualët e rilindjes kombëtare ishin të një kalibri europian.“Lë të bësh një intervistë në universitet, me petagogët dhe studentët, le të marrim periudhën e viteve 30-të ose periudha të tjera. Studentët me radhë a mund ti përgjigjen pyetjeve për këto figura. E kam provuar , dhe nuk dinin se kush është themeluesi i gazetrisë shqiptare.Është Jorxhi Meksi, që ka qenë një gazetar, duhet ta dinë studentët e gazetarisë dhe fëmijët tanë. Ne duhet ti dimë traditat tona dhe trashëgiminë tonë në këtë drejtim, ne duhet të dijmë tua bëjmë të qartë, pa e tepruar, se inteklektualët e rilindjes tonë kombëtare janë të kalibrit europian”-tha Kulla.Studiuesi Kulla shtoi më tej së ne veprën e tij ka trajtuar një punë e cila ka të bëjë me mendimin e lirë.Intërvista e plotë:Edvin Peçi - Është një punë voluminoze e juaja , janë gati 30 vite studime, pse vendosët të mereshit me një vepër të tillë kaq voluminoze?Ndriçim Kulla - Është një punë që kam patur një raport të përditshëm, sepse nuk është studim i profesionit. Kam qënë studiues i paguar nga shteti. Kjo i dedikohet pasionit. E veçanta është se këto janë dijë që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë mendore ose intelektuale. Është një lloj literature e cila ndryshon nga shumë vende të tjera të botës. Jo për cilësinë, por për faktin se shumica e kësaj literature ka qënë e ndaluar, sepse autorët e kësaj literature dhe këtij mendimi që unë jam munduar që tju sjell lexuesve shqiptarë, kanë qënë njërëz që kanë shprehur mendimin e tyre nga ana e sistemit komunist. Kanë qënë njerëz heretik ndaj atij pushteti, dhe njerëzit kishin një lidhje me këtë lloj dije.Edvin Peçi - Për cilin autor bëhet fjalë dhe sa autorë janë në total në këtë enciklopedi?Ndriçim Kulla - Disa prej tyre kanë qënë të ndaluar, ndërsa disa të tjerë kanë qënë të parë me venger, shtrembër nga ana e pushtetit. Për disa janë thurur legjenda, si një lloj përbuzje. Për shembull, Mithat Frashërin, askush nuk guxonte të përmendte emrin e tij, përkundazi ai ishte bërë si figurë qesharake. Ka edhe autore te tjerë që jau kanë nxirë figurën e tyre, sepse këto lloj qëndrimesh subvencionoheshin nga ana e pushtetit. Unë e quaj rilindje kulturore. Në qoftë se Konica se ka thënë shprehjen e parë pas pavarsise që: “E bëmë Shqipërinë politike, por duhet të bëjmë shqiptarët”, pra duhet të ndryshojmë konstruksionin shpirtëror të shqiptarëve. Problemet që ka pasur shteti që pas 1912, që ka pasur paqëndrueshmëri politike, institucionale dhe anarakike, sepse ishte një shtet në ndërtim dhe europianët e shikonin si shtëpia e vogël dhe hezitonin për të ndërtuar shtetin. Ne na lanë në mëshirën e vet, në fatin tonë tragjik dhe nuk u kujdesën. Megjithatë në vitet 30 një periudhe e ndritur kulturore, njerëzit idealist të Shqipërisë, duke ardhur edhe nga diaspora, siç ishte rasti i Branko Merxhanit, Medi Frashërit, të cilën në mënyra të ndryshme krijuan edhe një shkollë, atë që quhej shkolla e neoshqiptarizmës. E cila kishte si program ndiçimin kulturor të shqipatarëve. Duke marrë parasysh këtë, ajo që thoshte Konica u materializua nga kjo shkollë mendimi dhe nga shkolla e klerikeve të veriut, të cilat në bllok ishin të përçmuar dhe nuk i lihej lexuesit shqiptarë të komunikonte. Në tribunat që ata zgjodhën për të manifestuar idetë e tyre siç ishte revista “Ylli I Dritës”, “Leka”, “Përpjekja Shqiptare”, etj.Edvin Peçi - Ku jeni bazuar në realizimin e tillë të një enciklopedie kaq voluminoze?Ndriçim Kulla - Ajo është mbështetur te puna hulumtuese, unë kam qënë në rradhë të parë lexues i kësaj literature, të cilën kam filluar ta lexoj jo hapur, por gjysëm fshehurazi në kohën e komunizmit. E kam nisur me gazetat fillimisht, për tu ballafaquar nivelin e gazetarisë të kohës komuniste dhe gazetari, publicistikën e para viteve të komuniste. Gazetat me nxitën dhe më injektuan kuriozitetin e madhe, që unë të filloja të kërkoja më shumë, më dhanë informacionin e nevojshëm, bibliografinë, se çfarë duhet të lexoja. Pikërisht këto lloj gazetash ,shkrimet, polemikat , analizat, recesionet, është mjaft shëmbullore, jo vetëm nga etika që përdornin këta lloj intelektualësh, por edhe nga stili që përdornin. Papritur kuptova se kisha gjetur misionin e jetës time, këtë lloj literature në mënyrë shkencore. Unë kam mbaruar gjuhë-letërsi, por pasioni i shkrin këto vështirësi dhe zëvendëson këto me shkolla speciale. Në këto tre vëllime une kam trajtuar , kam respektuar një punë që ka të bëjë me mendimin e lirë .Edvin Peçi - Në periudhën e komunizmit, ju vetë gjatë realizimit të përmbledhjes së mendimit shqiptarë, çfarë vini re?Ndriçim Kulla - Nuk e kam shtrirë më tej enciklopedinë, jo se më ka munguar argument, por është një zonë që e kam quajtur e nxehtë dhe pak e komplikuar. Nuk mund të shprehem se nuk ka pasur mendime, edhe në kohën e komunizmit ka qënë një mendim, por jo i lirë. Nuk ndahet me thikë, ka pasur tendenca për mendimin e lirë, pastaj u godit brutalisht. Filloj represion i hapur, mënyra të censurimit , të aneksimit. Mendoj se dhe kjo periudhë duhet pasqyruar në një vepër, duke përfshirë këtu edhe kohën e sotme, është një periudhë pak e komplikuar , sepse janë emocionet në mes, është edhe pasioni që kjo duhet më e konsultuar kjo periudhë. Duhet të distancohemi nga kjo periudhë sepse dashje pa dashje njeriu bëhet bartës i emocioneve dhe i ndikimeve të ndryshme. Dua ta kompletoj këtë punë, por nuk jam i qartë nëde do më përkasë mua kjo periudhë apo dikuj tjetër.Edvin Peçi - Për çfarë mund të shërbejë një vepër e tillë, përveç studiusve dhe ekspertëve të fushës?Ndriçim Kulla - Lë të bësh një intervistë në universitet, me petagogët dhe studentët, le të marrim periudhën e viteve 30-të ose periudha të tjera. Studentët me radhë a mund ti përgjigjen pyetjeve për këto figura. E kam provuar , dhe nuk dinin se kush është themeluesi i gazetrisë shqiptare. Është Jorxhi Meksi, që ka qënë një gazetarë , duhet ta dinë studentët e gazetarisë dhe fëmijët tanë. Në programin e shqiptaristëve ishte ndërtimi i një shteti racional , me orientim perendimor dhe me tolerancë fetare. Ndërsa në programin e Zenitit serb, ndërtimi i shtetit me model rus dhe që të mbështetet te mitet serbe. Në kishim një koncept tjetër për të ndërtuar shtetin dhe institucionet shtetërore, për të ndërtuar një jetë shoqërore. Ne duhet ti dimë traditat tona dhe trashëgiminë tonë në këtë drejtim, ne duhet të dijmë tua bëjmë të qartë , pa e tepruar, se inteklektualët e rilindjes tonë kombëtare janë të kalibrit europian. Ka shumë njerëz sot që janë të prirur, siç thoshte Konica “ të përulen gjithmonë para të haujës”, por në radhë të parë duhet ta dashurojmë këtë vend dhe më pas ta ndërtojmë. Këta njerëz nuk është se u morën me glorifikimin e vlerave tona, këta njerëz identifikuan problemet tona shoqërore. Dhe vunë dorën në plagët tona, dhe dhanë receta për shërimin e këtyre plagëve të cilat janë prezente edhe sot.