Aksident në Kryebushat, përplaset me fuoristradën, merr flakë autobusi nga Kosova

Një autobus dhe 1 automjet janë përfshirë në një aksident automobilistik në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:22 të pasdites së sotme në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, ku autobusi me targa 01 – 840 CM me drejtues shtetasin Rexhep Berisha, vjeç 40 vjeç nga Prishtina është përplasur me automjetin tip Foristradë “KIA” me drejtues shtetasin Agustin Markaj, 58 vjeç, banues në Balldre të Lezhës.