Nesër në qarkullim, kartmonedha e re 5000 lekëshe, i dyfishohet filli isigurisë

Tiranë - Banka e Shqipërisë hedh nesër në qarkullim, kartëmonedhën e re 5000 lekësh, së cilës i ka dyfishuar fillin e sigurisë.Banka ka njoftuar sot kartëmonedha shqiptare me vlerë nominale 5000 Lekë, me kurs ligjor, është emetim i vitit 2013.Rishtypja e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5000 Lekë është miratuar me vendimin nr. 05, datë 17.01.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 5000 Lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 5000 Lekë, emetim i vitit 2007, hedhur në qarkullim më 15.05.2009.Ndryshimet në emetimin e fundit qëndrojnë në trashësinë e fillit të sigurisë, i cili bëhet nga 1.5 mm në 3 mm, në vitin e emetimit në trupin e kartëmonedhës, që do të jetë “2013”, dhe në firmën e drejtorit të Departamentit të Emisionit.Duke filluar nga data 09 korrik 2014, kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.ar.sh/Oranews.tv