Gjirokastër, Qëndra e Autizmit apel prindërve: Mos neglizhoni shenjat, i nevojshëm trajtimi në kohë
Gjirokastër- Nga 40 fëmijë të cilët janë të regjistruar në qendrën e Autizmit në Gjirokastër vetëm 30 prej tyre mund të marrin trajtimin e ofruar. Pjesës tjetër të fëmijëve ky trajtim u mohohet si pasojë e vështirësive ekonomike dhe mungesës së transportit.Drejtoresha e qendrës Fatbardha Idrizi u bën thirrje prindërve të fëmijëve autikë të mos neglizhojnë trajtimin në kohë duke dhënë shembuj suksesi të trajtimit të tyre në këtë qendër.“Eshtë shumë e rendësishme sepse prindi është ai që ka kohën më të gjatë që do punojë me fëmijën dhe që duhet të ketë kujdes dhe të kuptojë komandat dhe vështirësitë e fëmijës dhe të koordinojë shumë mirë punën me logoterapistin. Fëmija me autizëm tek ne vjen 45 minuta në shërbimin e një logoterapisti dhe 45 minuta në shërbimin e një ergoterapisti”, tha ajoLogoterapistja Eli Karanxha u bën apel të gjitha nënave të reja të mos neglizhojnë shenjat. Ajo thotë se pas trajtimit të rregullt fëmija mund të arrijë përmirësim të komunikimit lektik.“ Doja t’ju bëja një thirrje nënave të reja të cilat kanë fëmijë që mund të shfaqin karakteristika të autizmit të vijnë në këtë qëndrër për të trajtuar fëmijët. Do ishte diçka shumë e mirë që çdo shkollë apo kopësht të kishte nga një terapistë për këtë sëmundje”, tha ajoE çelur më shumë se një vit e gjysmë më parë Qendra e Autizmit në Gjirokastër është e hapur në 7 ditët e javës, dhe fëmijët ndiqen nga 8 specialistë logopedë dhe ergopedë, dy pedagogë zhvillimi dhe dy psikologë. Qarku i Gjirokastrës shënon një numër të lartë të fëmijëve me autizëm.e.k/oranews.tv