Ishte dënuar me 8 vjet burg për trafik droge, arrestohet në kryeqytet 36-vjeçari

Tiranë- Policia vë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Ilir Malaj 36 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë u arrestua nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në Policinë e kryeqytetit, rreth orës 13:20 në zonën e Unazës së Re.Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte i kërkuar nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana dhe Interpol Roma, pasi Gjykata e Trieste në Itali, e ka dënuar me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burg me vendimin e datës 15.05.2005 për veprën penale "Pjesëmarrje në trafik droge".Ndaj shtetasit Malaj do të vijojnë procedurat me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.