Makinat Citroen që kanë lëvizur pa rrota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2014, 15:03
Jacob Munkhammar ka eksperimentuar duke bërë kthim në kohë me makinat e famshme Citroen. Artisti ka hequr me programin e fotoshop-it pjesën e poshtme të këtyre makinave, duke dhënë idenë se automjetet Citroen lëvizin pa prekur sipërfaqen e tokës.Efekti i fotoshop i cili krijon edhe hijen poshtë makinës, të jep idenë origjinale që këto automjete kanë ecur në ajër pa rrota.