Të gjithë bashkë kundër dhunës në familje, apel për bashkepunim për ta minimizuar

Elbasan-Punojnë çdo ditë për të konkretizuar ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje. Gratë që në pjesën më të madhe të herës janë viktimat e kësaj dhune, merren nën kujdes nga organizmat e ndryshme që kooperojnë në Elbasan, por jo vetëm.Që të zhduket fenomeni duhet një punë e madhe në terren, çka forumi i gruas, shprehet se marrja e përgjegjësisë së çdo institucioni e bën edhe me efikase shërbimin ndaj tyre.Fenomeni i dhunës në familje vitet e fundit ka ardhur në rritje, kjo për një sërë faktorësh ndikues, megjithatë nuk është kurrë vonë për ndërgjegjësimin e shoqërisë, pasi vetëm bashkëpunimi mund ta minimizojë atë.