Korçë, plumba familjes së avokatit, Arben Çuka: Kam frikë për jetën e fëmijëve

Korçë- Ka mbetur ende e pazbardhur ngjarja e disa ditëve më parë në Korçë ku persona te paidentifikuar kanë shtënë me armë drejt banesës së avokatit Arben Çuka, ku jetojnë vetëm fëmijët e tij, pasi ai vet ndodhet në Kanada prej dy vitesh.Prej ditës së ngjarjes femijët dhe gjyshja e tyre kanë frikë të jetojnë në banesë dhe janë transferuar në fshat.Dinamika e ngjarjesNgjarja sipas komshinjve të Cukës ka ndodhur në një hark kohor rreth ores 21:00-23:00 të mbrëmjes ku është dëgjuar një e shtënë me armë.Fatmirësisht fëmijët e avokatit, dy djem të mitur për të cilët kujdeset gjyshja e tyre, nuk kanë qenë në shtëpi natën e ngjarjes, por e kanë konstatuar atë vetëm pas tre ditësh kur janë kthyer në shtëpi.Plumbi është futur nga pjesa e përparme e pallatit dhe ka bërë rikoshet në mur, duke përfunduar poshtë një divani.Gjyshja e fëmijëve tregon se nëse fëmijët do të ndodheshin atë natë në shtëpi do të kishte ndodur më e keqja pasi njëri prej fëmijëve qëndron gjithë kohës në krevatin ku kishte përfunduar plumbi.Dëshmia e vjehrrës së avokatit“Nën divan gjejmë gëzhojën. I thashë mos e kap me dorë, i thashë, lëre se do lajmërojmë policinë.Kur hedh sytë, kishte shpuar vrimën, kishte dalë nga xhami, nga muri lart dhe plumbi kishte hyrë atje.Po të kisha pasur fëmijët, i madhi rrin në kompjuterin e madh, i vogli rri në divan dhe loz me laptopin. Po të kishin qenë aty se di çfarë do të më kishte ndodhur".Përmes postës elektronike dërguar në adresën tonë, ka ardhur reagimi i vet Arben Cukës, në të cilën ai shkruan se ka frikë për jetën e fëmijëve, pasi ka marrë shpesh kërcënime për shkak të detyrës.Letra e avokatit Arben Çuka"Përshëndetje jam Arben Cuka, jam shumë i shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë time në Korçë, lagjia 17, rr. “Memeta Fezolli”, Pll 4, Ap 8 me datë 20 qershor në mbrëmje, ku persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë sime. Fati që në atë moment fëmijët dhe vjehrra e cila kujdeset për ta, nuk kanë qenë në shtëpi.Pas denoncimit që ka bërë vjehrra, siç më ka vënë në dijeni, policia ka pyetur disa komshinj dhe ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes ku konkretisht ishin dëmtuar disa mobilje nga plumbat. Pista që kam marrë vesh që është duke ndjekur policia më duket sikur ajo nuk e ka marrë seriozisht, pasi ngjarja korrespodoi dhe me ndërhyrjen e policisë në Lazarat dhe ju lanë kohë autorëve të fshehin shumë gjurmë që mund të kishin lënë dhe në këtë moment që po ju shkruaj.Pas përpjekjeve që kam kërkuar të bëj dhe kam bërë me shumë oficera të policisë këtë ngjarje e kanë nënvlerësur dhe kanë nxjerrë alibira që tregojnë sikur janë të lidhur me autorët dhe pjesë e krimit, shkurtimisht nuk kanë interes ta ndjekin këtë çështje. Un kam qysh prej vitit 1997 që kam punur si Avokat në qytetin e Korçës si dhe kam marrë pjesë në të gjitha shkallët e gjykimeve gjatë gjithë keësaj kohe deri në vitin 2012, që jam larguar nga Shqipëria. Kohët e fundit me janë krijuar shumë probleme, kërcënime të ndryshme për jetën, familjen etj, nga persona të ndryshëm me të cilët kam pasur dhe ju kam ndjekur procese gjyqësore si civile"pronësie" dhe procese gjyqësore penale.Për arsye personale dhe kryesisht për sigurinë e familjes dhe të fëmijëve nuk mund të jap dot emra. Ju e keni të qartë se në çfarë situate është ai vend me ato istitucione të koruptuara dhe të lidhur me kriminelët. Kam besim se ju do ta vini në lëvizje këtë problemn pasi medja vizive dhe ajo e shkruar janë i vetmi pushtet në atë vend që i tregon atij populli të vërtetën. Jam në merak për fëmijët mos ju ndodh gjë, prandaj ju lutem shkruani që kjo çështje të vihet në lëvizje nga shteti”.Hetimet e policisëPër këtë ngjarje policia e Korçës thotë se ka nisur hetimet por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.e.k/oranews.tv