Tiranë, vrasje e trefishtë për xhelozi në Pezë, 60 vjeçari vret vëllanë, gruan dhe më pas veten

Tiranë – Një vrasje e trefishtë ka tronditur banorët e Gracës në Pezë të Tiranës dhe më gjërë.Ferit Kolgjini ka qëlluar me armë mbi bashkëshorten e tij, 50- vjeçaren Sulltana dhe më pas mbi të vëllanë, Ramadan Kolgjinin, 55 vjeç, duke i lënë të vdekur në vend.Pas tragjedisë, 60-vjeçari ka vendosur t'i japë fund edhe jetës së tij duke kryer vetëvrasje.Ngjarja ka ndodhur pak para orës 12:00 në shtëpinë e viktimave për motive ende të panjohura zyrtarisht, por mësohet se shkak për tragjedinë e trefishtë mund të ketë qenë xhelozia e autorit të ngjarjes.Policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në shtëpinë e familjes Kolgjini dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet e vrasjes së trefishtë.Mësohet se janë gjetur edhe armët e krimit, një pushkë dhe një çifte. Familjarët e shokuar nga humbja e tre personave të familjes nuk kanë komentuar ngjarjen e rëndë, dhe kanë kërkuar largimin e kamerave.Pritet që në orët në vijim të mësohet më shumë rreth kësaj tragjedie që prishi qetësinë e kësaj të diele.Oranews.tv