INTERVISTA Njeriu që bën biznesin, median, diplomacinë e ruan pavarësinë e vetvetes

Intervistë dhënë gazetës “Koha Jonë” nga z.Ylli Ndroqi, një prej biznesmenëve të suksesshëm që krijoi epokën e re  në median radio-televizive.Dita e tij nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllet pas mesnate. Ka një disiplinë në mënyrën e të punuarit, të cilën modestish thotë që është përpjekur t’ua servirë si model edhe bashkëpunëtorëve të vet, që fatmirësisht e kanë vlerësuar dhe i kanë dalë krah.Ylli Ndroqi është padyshim një nga emrat më të lakuar dhe të suksesshëm të medias dhe biznesit shqiptar e si i tillë kontributet që ai ka dhënë në fushën e biznesit janë vlerësuar brenda dhe jashtë vendit. Shumë tituj, ceremoni të mëdha organizuar për nder të tij në shumë shtete, takime me personalitete ndërkombëtare... të gjitha plotësojnë kornizën e një biznesmeni me ide novatore e gjithnjë e në shkëlqim. Por, duke u kthyer në pas në kohë, të gjithë kemi kuriozitet të mësojmë se, cilat kanë qenë fillimet e z. Ndroqi në biznes.Si u krijua grupi mediatik “Yldon media group”, Radiotelevizioni Ora News, Channel One? A ka një çelës suksesi puna e tij? Raporti i tij si drejtues i disa medieve të rëndësishme me politikën dhe politikanët? Opinioni personal për Kryeministrin aktual. Z. Rama dhe ish-Kryeministrin, Berisha? Për këto dhe shumë të tjera, përfshirë edhe detaje mbi raportin me bashkëshorten e fëmijët, z. Ndroqi rrëfehet në intervistën e e mëposhtme.President i RTV Ora News,  i televizionit Channel One, i markës së pijeve Yldon, Stardon, etj.. Mund të na flisni pak për fillimet tuaja si biznesmen z. Ndroqi? Si e mbani mend startin e punës suaj në gjithë këto sipërmarrje, sakrificat dhe sfidat, me të cilat ju është dashur të përballeni?Së pari, ju falenderoj që po më lejoni të komunikoj me lexuesit tuaj për aktivitetet e mia, si njeri i biznesit, por edhe për familjen time me të cilën ndaj gjithçka nga dita e parë e punës e deri më sot. Fillimet i kujtoj me kënaqësi, por edhe me vështirësitë që ka çdo nisje pune, veçanërisht në biznesin e viteve 1990. Besoj se sakrificat duhen bërë dhe jo treguar, ndaj unë kam zgjedhur t’i përballoj sfidat me gjithë vullnetin, forcën dhe dëshirën time për t’iu përkushtuar punës, duke e konsideruar si një nga kënaqësitë e mëdha në jetë. Kam pasur fatin që puna të më sjellë shumë të mira, jo vetëm materiale, por edhe shpërblim moral dhe shpirtëror, të cilin e ndaj përditë me familjen dhe miqtë e mi të shumtë.Në dhjetor të 2013 jeni nderuar me titullin akademik, Doktor Honoris Causa në Menaxhim Biznesi dhe Media nga Universiteti “Konstandin” në Romë. Ç’do të thotë për ju një vlerësim i tillë, i cili duhet theksuar që është i pari titull që një shqiptar merr?Emocionues dhe shtysë për të punuar edhe më shumë dhe për t’iu përkushtuar bizneseve të mia në Shqipëri, sidomos tani që vlerësimet për sukseset e kompanive të mia i kanë kapërcyer kufijtë. Faktin që jam shqiptari i parë që e marr këtë titull akademik shumë prestigjioz e shoh edhe si detyrim për të vazhduar në rrugën e shtimit të investimeve dhe mbështetjen e tyre me punë të palodhur.Ju gjithashtu i gëzoheni disa titujve të tjerë ndërkombëtarë, “Konsull i Nderit i Meksikës”...          Ky është një tjetër privilegj që kam pasur fatin të përfaqësoj. Tani është viti i dytë i marrjes së detyrës së Konsullit të Nderit të Meksikës dhe rezultatet kanë qenë mbresëlënëse jo vetëm për mua, por edhe për palën meksikane që është treguar bujare me vlerësimet ndaj meje.Sekreti i suksesit tuaj?Punë, shumë punë dhe vetëm punë. Unë e nis ditën në orën 7 të mëngjesit dhe e mbyll pas mesnatës. Kam një disiplinë në mënyrën e të punuarit, që jam përpjekur t’ua servir si model edhe bashkëpunëtorëve të mi, që fatmirësisht e kanë vlerësuar dhe më kanë dalë krah.Përfshirja juaj në botën e medias është në vetvete një pasion, apo dëshirë për t’u kompletuar si një njeri i sipërmarrjes së lirë?Investimet e mia në media posaçërisht në RTV Ora News dhe në Channel One kanë lindur si një dashuri pasionante e imja, e cila rritet çdo ditë e më shumë. Kur vendosa të hyja në botën e medias në vitin 2007, nuk kisha nevojë të kompletohesha si njeri i biznesit, pasi isha në pozicion shumë të kënaqshëm. Ndodhi që dëshira dhe pasioni për t’u marrë me televizion ishte më e fortë nga të gjitha, deri në pikën që tanimë i jam përkushtuar totalisht mediave të mia.Median e konceptoni si biznes, apo si diçka përtej kësaj?Si një i dashuruar, thuajse marrëzisht pas medias, grupin mediatik “Yldon media group” e shoh si vendin ku kam ndërtuar jetën time dhe ku do të vazhdoj të investoj në teknologji dhe burime njerëzore, që nuk është e lehtë të gjenden në treg. Mendoj se janë të pakët profesionistët që udhëhiqen nga ambicia dhe dëshira për të bërë gjëra jo të zakonshme.  Investoj pothuajse çdo ditë në televizion, gjithçka kam. Qenka ndoshta dashuria më e shtrenjtë, por edhe më e bukur që mund të përjetohet. Në punën time jam shumë kërkues, edhe bashkëpunëtorëve ju kërkoj të kenë shpejtësi, saktësi dhe standarde profesionale që nuk bëjnë kompromis me cilësinë.Përndryshe tregu mediatik nuk të lë hapësirë dhe misioni im për t’i shërbyer publikut shqiptar do të ishte i vështirë të përmbushej. Kam plot 23 vite që merrem me biznes dhe modeli im ka qenë korrektësia me punonjësit e kompanive të mia. Çdo detyrim ndaj bashkëpunëtorëve e kam respektuar me pagesa të rregullta në ditë fikse për më se dy dekada. Unë përpiqem të mos zhgënjej asnjë dhe shpresoj të jem motivues dhe frymëzues për sa më shumë punë dhe dëshirë për të qenë më të mirët.Çfarë ka ndryshuar brenda jush qenia në botën e medias, teksa disa ngjarje të rëndësishme duhet t’i përjetoni dhe t’i pasqyroni ndryshe nga të qenit biznesmen i thjeshtë, si për shembull zgjedhjet elektorale, lojërat politike, etj.?Mund të them se kam evoluar, jo ndryshuar. Në thelb jam po ai njeri i biznesit, që mban fjalën, respekton familjen dhe miqtë dhe ushqen pasionet e tij edhe me më shumë përkushtim kur ato i shërbejnë të gjithë publikut.Nëse do t’ju duhej të bënit një zgjedhje për të mbajtur biznesin tuaj privat, ose biznesin mediatik, kë do zgjidhnit, televizionin, apo biznesin tjetër? Nga kush do hiqje dorë?Personalisht nuk më duken përjashtuese të dyja angazhimet. Edhe media në vetvete, edhe pse është në thelb një mision, realizimi i misionit mundësohet përmes bërjes së një modeli biznesi të suksesshëm. Sfida për ta ndërtuar sa më të paanshëm dhe të pavarur nga ndërhyrjen politike, apo ekonomike është e madhe, por jo e papërballueshme.Ju shohim gjithmonë të shoqëruar në dalje publike nga bashkëshortja. Cili është roli i saj në iniciativat tuaja?Me Mimozën, bashkëshorten time kemi 25 vite martesë. Kemi punuar krah njëri-tjetrit bashkë, pa u ndarë asnjë ditë gjatë këtyre viteve. Kemi kaluar bashkë gjithë çastet e lumtura të jetës, si dy fëmijët tanë Redonin 24 vjeç, që studion në Londër për Ekonomi Biznes dhe Yldonin, 12 vjeç, një nxënës i shkëlqyer me mësime, por edhe futbollisti më i ri i Tiranës. Kemi qenë gjithmonë bashkë edhe në vështirësitë dhe sfidat që të sjell jeta. Unë në pozicionin e administratorit të kompanive, ndërsa bashkëshortja si shefe e financave. Kemi një lidhje të veçantë dhe s’bëjmë dot larg njëri-tjetrit. Besoj se shprehja që pas një burri të suksesshëm është një grua e suksesshme është mëse e gjetur në rastin e Mimozës. Ndjehem me fat që kam në krah një bashkëshorte me karakter të fortë, që me sinqeritetin dhe përkushtimin e saj më mbështet në çdo ide timen.Si një ndër drejtuesit më të suksesshëm të medias, mund të na flisni pak për raportin tuaj me gazetarët dhe punonjësit në përgjithësi?I konsideroj bashkëpunëtorë dhe kam një raport motivimi dhe vlerësimi për të gjitha ata që e kanë mbështetur vizionin tim dhe investimet kolosale në kompanitë mediatike.Si ju konsiderojnë ata, të rreptë, të qetë, komunikues, apo shumë kërkues?Shpresoj të më konsiderojnë një mik, me të cilin komunikojnë hapur, pavarësisht kërkesës së llogarisë që është e madhe edhe ndaj vetes sime, jo vetëm ndaj tyreNëse do të vendosje të futeshe deputet cilën parti do të zgjidhje; PS, PD, apo LSI?Të jem i sinqertë kam patur oferta të shumta nga partitë politike, por nuk më intereson politika.Përse zgjodhët Meksikën për t’u bërë Konsull Nderi i saj në Shqipëri? Si ndodhi zgjedhja, rastësi, apo dikush ua ofroi si variant?Për hir të së vërtetës më kërkuan disa shtete si Indonezia, India, Kili, por unë përzgjodha Meksikën për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës për t’i përfaqësuar si Konsull Nderi në Shqipëri edhe për shkak të potencialit të madh të bashkëpunimit që mund të kemi midis dy vendeve. Jam krenar që përfaqësoj një vend me të cilin në të ardhmen do të kontribuoj të rrisim nivelin e shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare. Ishte një pëlqim i dyanshëm dhe i menjëhershëm që u përforcua edhe në vizitën time të fundit në Mexico City, e cila kulmoi me takime mbresëlënëse që më rezervoi Ministri i Jashtëm dhe Presidenti i Meksikës.A mendoni se media sot është në një masë të madhe e drejtuar nga biznesmenë që kanë interesa financiare si prioritet e nuk kanë hallin e informimit të publikut?Mendoj se media është në një moment të veçantë të zhvillimit të saj, kur i duhet të vendosë për modelin që do të ndjekë në të ardhmen. Publiku duhet të mbetet i vetmi prioritet dhe duhet të ketë transparencë dhe qartësi të marrëdhënieve të medias me politikën.Si ju duket Edi Rama si kryeministër; shumë i zoti, mesatar, apo i dobët?Edi Rama është një artist, piktor, Kryeministër. Kam besim se ai do ta pikturojë me ngjyrat e tij Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Megjithatë është ende herët të flasim për Ramën Kryeministër pasi kanë kaluar vetëm 8 muaj. Ka bërë gjëra të mira dhe për ato që nuk ka bërë unë dhe media ime e ka kritikuar dhe do të vazhdojë ta bëjë, sepse kështu i shërbejmë interesave të publikut, duke qenë objektiv dhe duke i mbajtur politikanët në pozicion llogaridhënës ndaj popullit të tyre. Kam besim se nga shtatori e tutje Rama do të mund të bëjë ndryshime për mirë, pasi kam vënë re se kohët e fundit është bërë më ekzekutiv në vendimmarrjen e tij.Po Ilir Meta?Për mua Ilir Meta është politikani më i suksesshëm. Flet pak, por bën shumë punë. Ka një ambicie për të realizuar objektivat e tij në shërbim të vendit dhe sidomos një korrektesë të pangjashme me ndonjë politikan tjetër shqiptar. Po e moderon në mënyrë të shkëlqyeshme Parlamentin e Shqipërisë.A flisni më me ish-kryeministrin Berisha?Besoj është normale që komunikoj vazhdimisht me Berishën. Unë kam vlerësim për kontributin dhe arritjet që Sali Berisha ka realizuar në 20 vitet e fundit në Shqipëri.Nëse do të listonit në mënyrë të ndershme renditjen e pronarëve të medias së sotme në Shqipëri, ku do ta rendisnit veten, në krye, apo prapë vetëm në vend të parë?Do e vendosja në vendin ku rrinë njerëzit e punës. Nuk ka rëndësi numri rendor. Më rëndësi është që me punë të ndjehesh i lumtur së bashku me familjen dhe i shpërblyer siç ndjehem unë nga vlerësimet që marr nga publiku shqiptar.Intervista e botuar sot në gazetën "Koha jonë"ar.sh/Oranews.tv