Digjet bilbordi i Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska në Çair të Shkupit

Maqedoni - Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin bilbordit të Ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska i cili gjendet i ngjitur në një ndërtesë në lagjen e Çairit në Shkup. Pasi kanë parë zjarrin, forca policore kanë arritur në vend me zjarfikësit, që  e kanë shuar atë.

Dëshmitarët për Portalb thonë se një grup të rinjsh kanë marrë këtë iniciativë ndërsa motivet e djegies janë të njohura, revolta e qytetarëve për dënimin me burg të përjetshëm të 6 të akuzuarve në rastin “Monstra” si dhe ndaj rasteve të montuara politike dhe gjyqësore ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në përgjithësi.

Ishte Jankullovska, e cila ende pa filluar gjykimi, i shpalli terroristë të islamit radikal, të arrestuarit.

Sipas ekspertëve, ajo shkeli prezumimin e pafajësisë së bashku me Prokuroren Geshkovska, e cila gjatë fjalës së saj, foli me gjuhë urrejtjeje.

Marrë nga Portalb

ar.sh/Oranews.tv