Menduh Thaçi mbështet protestat e shqiptarëve në Shkup
Maqedoni - Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaroi se i mbështet protestat e shqiptarëve për rastin e fundit "Monstra", ku disa të rinj shqiptarë u dënuan me burgim të përjetshëm."Ne i mbështesim protestat, mirëpo ne jemi edhe koka intelektuale dhe racionale. I lus të gjithë shqiptarët mos ta humbin shpresën tek procesi demokratik, dhe mos ta humbin shpresën tek aleatet tanë BE, NATO-ja dhe SHBA-ja,"- deklaroi Thaçi.Ai theksoi se, e drejtë është të protestohet çfarëdo padrejtësie që ndodh, dhe për rastin e fundit “Monstra”, por protesta sipas tij, duhet drejtohet aty ku duhet.Gjithashtu ai tha qe e keqja e shqiptarëve është Ali Ahmeti dhe BDI. Për dhunë policore ndaj protestuesve shqiptarë në Shkup nuk reagohet me fjalë, por me vullnet politik. Ne jemi në vështirësi të reagimit tonë, 153 mijë votues që llogariten gati 2/3 i janë dhënë kësaj politike të Car Dushanit, politikës së represionit dhe ne me shumë vështirësi arrijmë ta shtyjmë përpara qëndrimin tonë, vlerësimin tonë, dhe rezistencën tonë.Marrë nga Portalbar.sh/Oranews.tv