Zuma: Mandela është shëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 08:03
Ish presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela është shëruar nga një infeksion që ka pasur në mushkëri për të cilin qëndroi i shtruar në spital për afro tre javë.Presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma gjatë një deklarate të bërë të dielën, tha se Mandela ka bërë “një përparim të qëndrueshëm dhe se është duke u përmirësuar”.Në këtë deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se Mandela tashmë, është duke ju kthyer aktiviteteve rutinore të ditës.