Topi: Tahiri të mos mburret me “Lazaratin”, të zbardhet vrasja e Santos

Korçë- Ministri Tahiri të mos mburret me operacionin e suksesshëm në Lazarat, por të përdorë të gjitha mekanizmat e shtetit për ruajtjen e rendit dhe jetën e qytetarëve.Kështu ka deklaruar kreu i FRD-së, Bamir Topi, lidhur edhe me vrasjen e bankierit Artan Santo,vrasje e cila sipas Topit është një njollë për shtetin shqiptar.“Çështja është tek shteti, e kam thënë edhe dy jaëv përpara kur Ministri Tahiri në vijim të një operacioni të suksesshëm në Lazarat, me të drejtë pat nota krenarie, i kam thënë që karrigia e Ministrit është një karrige politike. Rasti i fundit që ka të bëjë me vrasjen e bankierit, zotit Santo, patjetër është sinjal shumë negative dhe këta politikanë që shkojnë për tu mburrur pas operacioneve të suksesshme duhet të kenë kurajo dhe ti përgjigjen edhe kur ndodhin ngjarje të tilla. Vrasja e zotit.Santo në mes të Tiranës, në zonën institucionale të Tiranës, zonën me pikante ku ka me shumicë policë, njerëz të SHISH, roje private, nuk nderon absolutisht. Madje është një njollë në reputacionin e shtetit për ta bërë këtë punë edhe përpara edhe në një vend tjetër, tregon se krimi ka kohë të mendojë”.Deklaratat u bënë gjatë një takimi që pati me strukturat e FRD-së në qytetin e Korçës,për organizimin e punës në zgjedhjet e ardhshme lokale.B. Kuçana/Oranews.tv