Vrasja e Santos, Berisha: I përkiste së majtës, po dëmtoni hetimet

Tiranë - Ish-Kryeministri Berisha është rikthyer sot në Kuvend me akuza të ashpra ndaj Qeverisë lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjithashtu deputeti i PD në fjalën e tij pretendoi se kryeministrit Rama i kërkohet nga kancelaritë ndërkombëtare arrestimi i kryeparlamentarit Ilir Meta.Berisha tha: " Një javë më parë u ekzekutua para syve tanë dhe gjithë botës, një bankier që për ata që e kishin njohur, e kanë mbajtur për njeri suksesi. Ngjarja ishte shokuese. Ky bankier mjaft i njohur, per disa rrethana te caktuara, i përkiste kryekeput të majtës shqiptare, por kjo s'e kishte penguar aspak atë dhe ne, në pushtet, të ngrihej.Çfarë ndodhi? Pse u vra para syve tane? Ai u vra në zonën më të filmuar të kryeqytetit, 5 m larg tij ishin policët. Me tej, ishin 32 efektivë policie që ishin me zv.kryeministrin e Maqedonise në hotel "Grant". Por, ju e shpallet atë pista e Mamurrasit,”- tha Berisha. - "Ju jo vetëm që nuk mund ta luftoni krimin, por e shtyni Shqipërinë në kriminalitet."Në momentin kur Berisha ishte duke folur për përjashtimin e tij nga Kuvendi, i cili u shpreh se më përjashtuan se citova fjalët e Ramës "prostitutë" dhe "kurvë", deputetet e Partisë Socialiste në shenjë proteste ndaj fjalorit të përdorur nga Berisha u larguan nga salla e Kuvendit.Vrasja e Santos, Noka: Ku janë çunat?Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka pasi ka bërë një përmbledhje të situatës së rendit në vend që nga periudha kur erdhi në pushtet qeveria e Ramës, e cila filloi me tritolet dhe po vazhdon me vrasjet dhe krimet. Duke u ndalur te vrasja e Artan Santos ai akuzoi qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme se nuk mori asnjë masë për të kapur vrasësit e biznesmenti.Noka: Ku i kishe cunat Edvin dhe Sajmir që ti thoshe bravo çuna, ku ne mes të ditës në zonën më të survejuar, më të populluar, u vra një nga biznesmenët më të sukseshëm të këtij vendi. U vra në sy të policit dhe çunat e Sajmirit bënin sehir. Policia bënte sehir kur u vra Santo. Thuhet se polici njoftoi, po ku ishte shtetit, policia, Ministria e Brendshme që nuk reagoi që e la motorin të sillej vërdallë dhe asnjë postbllok nuk u ngrit ta ndalojë, ku ishin pra cunat? Kjo ndodhi sepse këtu nuk ka shtet.Policia po gremiset me shpejtësi maramendëse, policia është e shkatërruar. Këtë e thonë vetë dokumentat e policisë.Berisha: Më larguan nga Kuvendi pse citova fjalët e RamësBerisha: Më larguan nga Kuvendi pse citova fjalët e Ramës "prostitutë" dhe "kurvë", por unë do t'ia përplas Ramës në surrat të gjitha," - premtoi Berisha duke kujtuar arsyet e përjashtimit të tij nga Kuvendi.Duke iu drejtuar Dules, i tha: ""Ai bashkkryetari tjetër që i thonë "më thanë të të arrestoj, por nuk të arrestoj," herën e fundit nuk më la të mbaroja fjalën.Kurrë në jetën time nuk kam agresuar me fjalën prostitutë dhe kurvë, sepse ajo është praktikë e botës që lamë pas.Ishin drejtues si Mehmet Shehu ata që e bënë atë. Por, çfarë ndodhi? Morët vendim të më përjashtonit për fjalët që kryeministri ia adresonte të tjerëve, dy femrave dhe një të trete aty. Në vend që t’i thoshit atij se nuk duhen lejuar kyrrë sharje të tjera.Por ju, kur e dëgjuar atë si në fermën e derrave që ai thoshte, ulur si një ordiner, si ata rrugeçët që shohin nga vrima e çelësit në derë, tek thoshte rrotë... etj etj.Unë do t'ia përplas gjithçka në surrat nga kjo foltore," - premtoi Berisha.Topalli: Ku është Kryeministri? A ka pëgjegjësi, a ka humanizëm?Ish-Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar , para Berishës, trajtimin e vrasjes së bankierit Santo duke lënë menjanë çështjet e tjera. Topalli tha: "Unë po ndjek me vëmendje dhe shoh që nuk është Kryeministri, shoh Ministrin e Brendshëm që qesh gjithë kohën, ndërkohë që mazhoranca këtu flet për problematikën mjedisore, flet për Federatën e Gjuetarëve, na tregon se kanë ardhur e kanë rënë lejlekët, na tregon për gjuetinë derri e mbas zagarë, pastaj na flasin për gjueti lepuri me drita natën…Z.Dule, në këtë vend po ndodhin gjëra shumë të rënda! Ka përgjegjësi këtu? Ka humanizëm këtu? Duhet të flasë dikush për atë që ka ndodhur një javë më parë ? Duhet të japë llogari dikush për një tronditje, për një gropë të krizës së besimit që është instaluar në shoqërinë shqiptare? Ku jetojmë ne? Me kë talleni ju kur flisni për gjueti derrash natën apo për lejlekë që ulen këtu?!Këtu numri i vrasjeve ka arritur sa nuk ishte menduar ndonjëherë. Këtu para nja jave ka ndodhur një vrasje mafioze, e rëndë, shumë e rëndë që ka ndodhur. Ku është Kryeministri? Çfarë ka që hesht prej një jave? Ku është Kryetari i Parlamentit? Përse nuk flisni?!"Bumçi: Tirana ka 4 rrugë dhe 6 komisariate nuk i kapën dot vrasësit Ish-Ministri Aldo Bumçi tha: Në zemër të Tiranës u vra bankieri Artan Santo në orën 9 e gjysëm të mëngjesit, kur Tirana ka vetëm 4 rrugë dhe 6 komisariate, që nuk ndalojnë dot një vrasës1 Ç’tregon kjo, një polici në këmbë apo të rrënuar? Kush e ka fajin? Opozita?! E ka paaftësia, se na drejton paaftësia në Qeveri.”Berisha: Ramës i kërkohet nga kancelaritë ndërkombëtare arrestimi i Ilir MetësBerisha: Cili është bashkëkryetari?Bashkëkryetari është një person të cilit bashkëkryetari tjetër sa herë kthehet nga jashtë i thotë se më kërkuan të të arrestoj, dhe i kanë kërkuar, jua them ynë. Nuk e gënjen, jo. Po pse i kërkojnë që ta arrestojë, dhe unë dua tju them se nuk më kanë thënë asnjë herë ta arrestoj, absolutisht asnjeri. Po pse u kërkojnë këtyre? U kërkojnë këtyre për dy arsye . E para sepse ai vete i ka cu dosjen në të gjitha kancelaritë. E dyta pas ii nxorrën videon me bllok ai nuk mori dot ndonjë funksion tjetër, përveç partisë së tij gjatë qeverisjes sime. Ndërsa në aleancën e ngjalave ai mori postin e dytë të vendit, kryetar parlamentit.(Video: Kronika e RTV Ora News)ar.sh/Oranews.tv