"Invalidët", Veliaj: Problemi në dy bashki të PD; Bashkia: Akt i turpshëm i qeverisë

Tiranë- Transporti urban falas për invalidët ka përplasur në distancë Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Bashkinë e Tiranës.Ministri, Erion Veliaj, akuzoi bashkinë e Tiranës si përgjegjëse për problemin e mosnjohjes së librezave të invalidëve në transportin urban.Veliaj shtoi më tej se problemi i trasnportit urban të invalidëve është vetëm për në bashki , Shkodrës dhe të Tiranës, të cilat drejtohen nga demokratët.Ndër të tjera Ministri i Mirqënies kërcënoi kompanitë se do i hiqet licensa nëse nuk zbatojnë ligjin.Një mesazh përcolli edhe për Bashkitë e dy qyteteve:“Nëse bashkia nuk i plotëson detyrat e saj, të japë dorëheqjen, sepse e drejtojme ne”.Bashkia: Ministri i paaftë nuk mund të fshihet pas sulmeve politike I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Bashkisë së Tiranës,e cila me anë të një njoftimi sqaron se është qeveria ajo që duhet të zbatojë ligjin dhe të alokojë fondet për transportin publik."Është një akt i turpshëm i qeverisë, privimi i transportit falas për invalidët Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend. Në ligjin e ndryshuar nga qeveria, "Për transportet rrugore" është përcaktuar qartë se: "Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohen nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masat, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave"".Bashkia thekson më tej në deklaratë se "Ligji i ri detyron ministrin e Mirëqenies Sociale dhe ministrinë e Arsimit të subvencionojë transportin falas dhe me tarifa te reduktuara. Ministri i paaftë nuk mund të fshihet pas sulmeve politike ndaj Bashkisë së Tiranës, pasi ligji e ngarkon atë me përgjegjësi. Në marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve të transportit publik është e përcaktuar qartë se ndryshimet ligjore reflektohen menjëherë ne këto kontrata. Pra, Bashkia e Tiranës është e detyruar të zbatojë ligjin e miratuar nga qeveria".Bashkia e Tiranës deklaron se mbetet e angazhuar për zgjidhjen e kësaj situate. Ajo kujton se me ndërhyrjen e saj, iu dha një muaj kohë qeverisë e cila refuzoi ta përdorë për të përmbushur detyrimet e saj ligjore të cilat rëndojnë sot pa të drejtë tek invalidët.Pas deklaratave të institucioneve ka reaguar edhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, e cila i ka kërkuar Ministrit Veliaj që të pagujë kompesimin për këtë shtresë.Dy ditë më parë Shoqata e Transportit Qytetas ka njoftuar se që prej datës 1 korrik nuk do të njihen si të vlefshme kartat dhe dëshmitë e invaliditetit.B. Kuçana/Oranews.tv