Vrasja e adoleshentit palestinez, protesta në Gaza. Hamas: Nuk lejojmë masakra

Palestinë- Qindra mbështetës dhe përkrahës të Hamasit, janë mbledhur në Rripin e Gazës për të protestuar kundrejt asaj që ata e quajnë "kërcënimi Izrael" dhe për të shprehur zemërimin pas vrasjes së 3 adoleshentëve palestinez në Jeruzalem javën e shkuar.E në një kohë që demostruesit marshonin, në rajon shkëmbimi i zjarrit u intensifikua edhe më shumë ,ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj me sulme nga ajri."Kjo protestë është përgjigje në formë kundërshtimi pas krimeve të Izraelit kundër popullit të Jeruzalemit, në mënyrë të veçantë pas rrëmbimit dhe më pas vrasjes në mënyrë torturuese të të riut, Mohammed Abu Khdeir. Hamas nuk do ti lejojë kurrë këto krime të përcajnë sigurinë dhe të rrezikojnë jetën e popullit palestinez" tha zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri.Tensionet mes dy vendeve u rritën pas zbulimit të trupit të pajetë të një 16 vjeçari, Mohammed Abu Khdeir. Palestinezët ankohen se ai është vrarë në shenjë hakmarrjeje pas vdekjes së 3 adoleshentëve izraelitë, pak ditë më parë.Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ka akuzuar kolonitë hebreje për këto vrasje. Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar policisë të investigojë dhe të zbulojë sa më parë kush qëdron pas këtyre vrasjeve.Nga sulmet e orëve të fundit, janë shënuar dëme të konsiderueshme në kufirin jugor me Izraelin, në qytetin Sderot. Energjia elektrike është ndërprerë prej disa orësh, ndërsa raportohet se më shumë se 10 persona kanë mbetur të plagosur.B. Kuçana/Oranews.tv