Greqia nis kërkimet për naftë, mes 20 zonave 2 në ujërat shqiptare
Greqia nis kërkimet në det për naftë dhe gaz, dhe ajo që vërehet në 20 zonat e përcaktuara është fakti se dy prej tyre shtrihen në ujërat territorial shqiptare.Sipas Ministrisë greke të Energjetikës, së cilës i referohet gazeta greke "To Ethnos", janë 225.000 kilometra katrorë të ndara në 20 kuadrate të cilat do të tenderohen brenda pak ditësh.Gazeta greke "To Ethnos", shkruan se në prezantimin që është bërë nga zv/ministri Jannis Maniatis në Londër interesi ka qenë i lartë dhe se 20 kompanitë ndërkombëtarë të naftës kanë kaluar në fazën përfundimtare të përzgjedhjes. Mes këtyre renditen gjigantët "Stat Oil "BP", "Exon Mobil", "Chevron".Në hartën e publikuar nga ministria greke e Energjisë vihet re se kuadrati i parë (Në veriperëndim të Korfuzit dhe në kufi me Shqipërinë) dhe një pjesë e kuadratit të dytë, janë pikërisht ato zona të debatueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas ekspertëve marrëveshja e firmosur mes Tiranës dhe Athinës, por që u rrëzua nga Kushtetuesja ja kalonte Greqisë këtë zonë detare, duke ndryshuar kështu kufinjtë.Çështjen e kufirit detar e ngriti vetëm dy ditë më parë edhe ministri i jashtëm i Greqisë, Venizelos, në konferencën ku dha konkluzionet e presidencës greke. Venizelos u tregua i qartë duke deklaruar se nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk zgjidhet çështja e kufijve detarë, e madje kujtoi se pikërisht problemet me Greqinë i kanë lënë Maqedoninë dhe Turqinë në vendnumëro dhe pse kanë marrë prej vitesh statusin kandidat.