Tiranë, një automjet përfshihet nga flakët në Bërzhitë

Tiranë-Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45 në fshatin Bërzhitë.Forcat policore dhe ato zjarrfikëse  janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Sipas tyre makinë e përfshirë nga flakët është një Reno Clio ngjyrë blu, nga fotoja duket se makina është djegur plotësisht.Sipas policisë shkak i rënis së zjarrit në makinë ishte një shkëndije elektrike. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar