Shkon të denoncojë vjedhjen e shtëpisë, e arrestojnë për vrasje. E ëma: E kanë ngatërruar
Dy vjet më parë djali i familjes Banaj shkoi në polici për të denoncuar një vjedhje në banesën e tij, por nuk kthehet më. Policia e prangos sepse emri i tij ndodhej në listën e të kërkuarve për një vrasje të 1997.E ëma e të riut, Kushulla Banaj iu drejtua emisionit "Alarm" për të denoncuar historinë pasi ajo thotë se djali i saj në 1997 ka qenë në Greqi dhe nuk është autori i vrasjes.36 vjeçari është në paraburgim dhe çështja ndiqet nga Gjykata e Fierit.“Kam djalin në burg, po bën gati 2 vjet e pak, avokati thotë që është i pafajshëm, dhe djali rri brenda , pa fakte dhe pa prova. Djali ka qënë në Greqi, mbaj mend si sot kur me datën 17 gusht 1997 e kam nisur tek motrat e mia, bashkë me burrin dhe me djalin tjetër. Vazhdoi punën dhe qëndroi në Greqi, ka 7 vjet që është kthyer, para dy vitesh e kanë akuzuar për vrasje.”- rrëfen Banaj.Me lot ndër sy, ka treguar historinë e saj të vështirë dhe i ka bërë apel shtetit që të verifikojë dosjen.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"