Vrasja e Santos, gjenden gjurmë baruti tek dy kushërinjtë nga Fushë Kruja

Pesë ditë nga vrasja e bankierit Artan Santo policia deklaron se janë gjetur mbetje baruti tek dy kushërinjtë nga Fusha Kruja të cilët u arrestuan pikërisht më 26 qershor ditën kur ndodhi ekzekutimi në zonën e ish- bllokut.Po kështu motori tip suzuki i cili iu bllokua Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozit  është i ngjashëm me motorin e përdorur nga autorët ditën e vrasjes, rezulton që ishte vjedhur në Greqi.Nga verifikimet mësohet se Klodian Gjozi së bashku me vëllanë e tij Arjan konsideroheshin si persona shumë të rrezikshëm në shtetin fqinj ku ai ishte dënuar për vrasje, ishte ndalur edhe për trafik kokainesaimir-+-klodian-gjozi(Në foto Klodian dhe Sajmir Gjozi)Sokol Bizhga mbledh në Policinë e Tiranës grupin hetimorDisa orë pas detajeve të reja nga policia se dy personave që dyshohen se kanë qëllluar mbi Artan Santon i janë gjetur gjurmë baruti në dorë, numri dy i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka mbledhur rreth orës 21:30 në policinë e Tiranës grupin hetimor.Klodian Gjozi u ndaluan në Greqi për trafik kokainePolicia shqiptare ka zbuluar se Klodian Ahmet Gjozi, njëri prej të ndaluarve ishte dënuar për vrasje në Greqi, po ashtu ishte ndaluar dhe për akuzën e trafikut të kokainës."Nga informacioni i marrë nga autoritetet ligjzbatuese Greke rezulton se shtetasi Klodian Ahmet Gjozi, ka vuajtur dënimin në burgjet Greke për veprën penale të vrasjes që nga data 21.06.2004 deri më 13.04.2011. Gjithashtu ky shtetas është ndaluar përsëri nga ana e policisë Greke më 30.06.2011 për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, së bashku me vëllain e tij Arjan Gjozi (shitje kokaine në zonat e Pagratit dhe Vironas në Athinë) dhe të dy janë liruar nga burgu më datë 25.05.2012." informon policia.Sekuestrohet motori i ngjashëm me atë që u përdor ditën e vrasjes. Ishte vjedhur në Greqi Po kështu mësohet se përmes Interpol Tirana është shkëmbyer informacion me autoritetet greke për verifikimin e të dhënave lidhur me personat e ndaluar, si dhe të motorit tip Suzuki bllokuar këtyre shtetasve, “i ngjashëm me motorin e përdorur nga autorët ditën e vrasjes.”Motorin 650 CC Suzuki, bllokuar këtyre shtetasve më datë 26 qershor nga ana e Policisë së Shtetit, sipas Interpol Athina, Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur më datë 16.01.2014, në rajonin e Selanikut me pronar shtetasin grek D.G..Po kështi vëllezërit Klodian dhe Arjan Gjozi konsiderohen shumë të rrezikshëm nga ana e policisë Greke për veprën penale të vjedhjes me armë.  Gjithashtu Arjan Gjozi para shumë vitesh, përdorte identitetin Dilaver Gjozi.Policia perserit apelin për ndihmëPolicia e Shtetit duke rikonfirmuar angazhimin e saj maksimal për zbardhjen e vrasjes së Z.Artan Santo dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontribojnë në hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Për çdo informacion të vlefshëm Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.Ndaj dy kushërinjve Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi u mor dje masa e arrestit 15 ditë burg pasi do të pritej në konkluzionet e ekspertimit përkatës kriminalistik.Sot policia deklaroi se nga kjo ekspertizë "janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje të barutit.  "