Kreu i ri i PD në Korçë, Andrea Mano: Objektivi kryesor, fitorja e Bashkisë
Korçë- Do të jetë në krye të demokratëve të Korçës për 4 vitet e ardhshme. Andrea Mano dhe ekipi që u zgjodh në Kuvendin e së shtunës, si objektiv të afërt kanë fitoren e Bashkisë.Të djathtet e Korçës do ta përqendrojnë aksionin politik tek mënyra se si ushtrohet qeverisja në nivel lokal dhe qëndror.“Ka një ekip, ka një program të qartë që do të konkludojë në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Prioritet i Partisë Demokratike të rrethit të Korçës do të jetë qevrisja lokale, por sigurisht që edhe politika qëndrore do zërë një pjesë të rëndësishme të kësaj politike”shprehet kreu i ri i PD-së, Korçë.Ndarja e re territoriale, për kreun e demokratëve të Korçës, duhet të reflektojë interesat e qytetarëve dhe jo ato elektorale.“ Në këtë reformë të hyjmë me një konsensus, si të barabartë, si palë të cilat kanë të njëjtin qëllim, që duan një reformim i cili të jetë në të mirë të qytetarëve sepse interesi është shërbimi ndaj qytetarit” deklaron ai.Andrea Mano u zgjodh në krye të PD-së së Korçës, duke marrë mbi 70 përqind të votave.