Shqipëria firmos me BE, programin më të madh për zhvillim e kërkim

Bruksel – Shqipëria do të firmosë sot me BE-në, programin më të madh për kërkim dhe zhvillim që ofron financime deri në 80 milionë euro, “Horizon 2020”, gjatë 7 vjetëve.Për të firmosur marrëveshjen, në emër të Qeverisë shqiptare ka shkuar Ministrja e Arsimit Lindida Nikolla.“Horizon 2020” do të sjellë bashkë tre programe të ndryshme (FP7, CIP dhe EIT); do të bashkojë kërkimin me inovacionin dhe do të fokusohet tek sfidat shoqërore që ka sot BE-ja.Gjithashtu, “Horizon 2020” do të ketë një akses më të thjeshtë se programet paraardhëse për kompanitë, universitetet dhe institucionet në të gjithë shtetet europiane e më tutje.Ndryshe nga FP7, “Horizon 2020” do të ketë tri shtylla kryesore: “Shkencë –Ekselencë”, “Lidership industrial” dhe “Sfidat shoqërore”.ar.sh/Oranews.tv