Pas Lazaratit policia aksion në veri, asgjesohen parcela me drogë, 1 në pranga

Policia e Shkodrës ka nisur mëngjesin e së martës një aksion antikanabis në zona të thella të këtij qarku, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Janë zona që kultivuesit i zgjedhin për të vepruar të qetë dhe larg syrit të policisë, kryesisht toka pa pronar. Nga ky aksion është bërë i mundur zbulimi dhe asgjësimi i 7 parcelave të mbjella me nga 700-1000 rrënjë bimë kanabis sativa. Ato u zbuluan dhe u asgjësuan me anë të djegies, në fshatrat Vjerdh, Lisen dhe Mazrek në komunën Gur i Zi të Vaut të Dejës.