FOTOLAJM/ Dhurata speciale për mikun special nga Brukseli, Barroso

Presidenti i KE-së, Hose Manuel Barroso, ishte i ftuari special i Galerisë Kombëtare të  Arteve në Tiranë, pasditen e djeshme.Madje kjo galeri ishte i vetmi institucion kombëtar i artit i cili u vizitua nga miku nga Brukseli.Kjo ishte dhe arsyeja që drejtori i GKA-së Artan Shabani e mirpriti në një guidë Presidentin Barroso, në një njohje të historisë së artit pamor shqiptar.Madje i dhuroi një vepër të realizuar në Torino vite më parë, që prezanton figurën e një burri shqiptar.Vepra titullohet "Homo Balcanicus" vaj dhe teknik mikse në letër.Kjo vepër është prezantuar në ekspozitën Visage d' Albanie në principatën në Monte Carlos, si dhe në muzeumin “Carlo Biscaretti da Ruffia” në Torino, në ekspozitën Via Egnatia, dedikuar shqiptarëve.Në këtë vizitë presidenti Barroso ishte i shoqëruar edhe nga Kryeministri Edi Rama , Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministerja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministra te tjerë të kabinetit qeveritar si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.Presidenti i Komisionit Europian ishte dje në Tiranë për një vizitë zyrtare një ditore, menjëherë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.