Reformimi i shërbimit veterinar, Panariti: T’i japim fund fragmentarizimit
Shërbimi veterinar shqiptar do të reformohet plotësisht si një prej kërkesave kryesore për anëtarësim në BE-së.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se tashmë që është marrë statusi, presioni për të pasur siguri të lartë ushqimore sa vjen e shtohet.Panariti paralajmëroi se shërbimi veterinar nuk do të jetë i fragmentarizuar në vendor e qendror por do të kalojë në administrimin e ministrisë për të pasur kontrolle më efikase.“Duhet pavonesë të jemi energjike dhe të vendosur në reformimin e shërbimit veterinar i cili është kritikuar edhe në progres raportin e viti 2013, ku në një paragraf të veçantë thuhet që një nga pengesat e efiçencës dhe të funksionit të shërbimit veterinar është fragmentimi i tij i tejskajshëm , fragmentim brenda institucional dhe ndërinstitucional, dhe për këtë arsye një nga elementët thelbësorë të reformës së shërbimit veterinar është dhënia fund e këtij frakmentimi të tejskajshëm e cila është dhe vërejtja kryesore që bëhet në progres raportin e viti 2013 në këtë fushë. Për këtë arsye jemi të vendosur që nëpërmjet ndërhyrjeve ligjore dhe akteve normative shërbimin veterinar ta rikthejmë integral”, tha Panariti.Në bazë të ligjit të ri një vëmendje e rëndësishme do ti kushtohet edhe verifikimit të shkollimit të veterinerëve por edhe futjen e një sërë trajnimesh .