Territori, Shoqata e vendorëve nesër konferencë në Pallatin e Kongreseve
Tiranë- Përfaqësues të 386 njësive të qeverisjes vendore dhe këshillave të qarqeve do të mblidhen nesër në Tiranë, për të diskutuar dhe konkluduar në një qëndrim të përbashkët, lidhur me reformën decentralizuese, administrative dhe territoriale.Në konferencën që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga shoqatat e të zgjedhurve vendorë, duke nisur nga ora 11:00 do të marrin pjesë edhe ligjvënës, organizata komunitar e dhe të shoqërisë civile, sipërmarrës, ekspertë vendas dhe nga institucionet ndërkombëtare.Nga kjo konferencë do të dalë dhe rezoluta e përbashkët e të zgjedhurve vendor, lidhur me thellimin e reformës së decentralizimit dhe zgjerimit të autonomisë vendore si dhe lidhjen e saj me një riorganizim të arsyeshëm e të përshtatshëm të territorit që respekton dhe ka në qendër të vëmendjes interesat e qytetarëve dhe komuniteteve vendore, të drejtën e tyre për t’u vetëqeverisur, për t’u pyetur dhe dëgjuar për çdo ndryshim.Konferenca është paraprirë nga dy etapa.Në etapën e parë u trajtua ecuria e reformës decentralizuese në 23 vite, rezultatet që ajo ka sjellë, problemet e ndeshura.Në etapën e dytë, katër organizata të shoqërisë civile prezantuan rekomandimet e tyre për reformën decentralizuese dhe territoriale, rekomandime të cilat deri më sot nuk janë marrë parasysh.