Djali i birësuar që krijoi skemën Piramidale, Rrëfimi i një prej 900 viktimave: Si më mashtroi

Fier- Lediani 29-vjeçari i cili akuzohet me anë të një skeme piramidale kishte arritur të mashtronte mbi 900 persona, ishte një djalë i birësuar nga familja  Muçaraku.Shtëpia ku ai ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij dikur kanë qenë ish repart ushtarak në fshatin Grykë të Semanit, në Fier.Ndërsa një pjesë e mirë e viktimave të mashtrimit ishin pikërisht djemtë e fshatit, më të vegjël në moshë se ai dhe që kishin ardhur në Tiranë të studionin.Kamera e Ora News shkoi në banesën e njërit prej studentëve viktima të mashtrimit të tij, po banor i fshatit Grykë.Historia  e studentitFilip Kuçi tregon sesi djali i tij prej vitesh paguante Muçarakun i cili e mbante nën presion dhe nën kërcënimin se do e arrestonte apo se do të hapej një proces gjyqësor.“Ledjani është mashtrues i lindur, përfitoi nga dobësija e djalit tim Petritit, që është dhe i vogël në moshë. Gjithmonë mburrej se kishte njerëzit e nënës në polici, i kishte në gjykatë, i kishte gjithandej. Këtë ja tregonte Petritit për ta kanosur me frikës dhe për ti bërë një farë presioni.  Kjo punë ka 2 apo 3 vjet më përpara, se 1 vit e pak kemi me gjyqë. Unë nuk dija gjë se çfarë bëhej se e kishim shok. Ky vazhdonte në Gjirokastër, se dhe shkollën e lartë ja dhanë "Hajt t'ia japim shkollën e mesme". Vajti në shkollë të lartë, mashtroi, bënte sekserin, apo ku di unë çfarë bëri në Gjirokastër. Nga Gjirokastra, në Tiranë, pastaj në Vlorë, me këtë punë është marrë gjithandej  Prej dy vitesh Petriti kërcënohej nga Ledjani. Djali student në Tiranë,  punonte , gjithashtu lekët që unë i jipja për libra apo për tu veshur, ai i kalonte për llogari Ledjanit. Ky i fundit e kërcënonte se nëse nuk do të paguante lekët ai do t’i sillte furgonin e policisë që ta arrestonin. Mburrej duke i thënë se kishte të afërm gjyqtarë. I thoshte se për të tërhequr denoncimin i duheshin 1.5 mln lekë. Djali e hëngri. Deri tani i kishte dhënë 80 mijë lekë” thotë Filipi duke shtuar se një pjesë e mirë e të rinjve të fshatit kishin rënë viktimë e mashtrimit dhe kërcënimeve të Ledjanit.ledjani , babi i ledjanit dhe shtepia(Në foto: Ledjan Muçaraku(majtas), babai i Ledjanit (djathtas) dhe shtëpia e babait)I ati i Ledjanit: Nuk e di çfarë ka bërëI ati, një burrë i moshuar nuk ka asnjë fjalë çfarë të thotë. “Është I rritur. Nuk e di se çfarë ka bërë djali im, por për cfarë ka bërë le të mbajë përgjegjësi” i thotë jashtë kameras gazetares së Ora Neës Emanuela Nexhipi.

Nisja e skemes piramidale me studente

 Muçaraku u arrestua dje nga policia e Fierit, pas një hetimi 5 mujor. Ai banonte në një banesë me qera në rrugën “Myslym Shyri” dhe në banesën e tij janë gjetur dhe dokumente që vërtetojnë fajësinë e tij.  Sipas hetimeve është dokumentuar se ai ka mashtruar mbi 30 biznesmenë e shtetas të tjerë si dhe ka informacione se po hetohet për rreth 900 pesona të mashtruar nga skema piramidale që kishte ngritur.

Fillimin e skemës e kishte realizuar me studente duke ju afruar sasi të vogla parash nga 5000 – 10 000 lek me interes nëpërmjet llogarive bankare. Më pas ja u merrte në dorë borxhin e dhëne, i turbullonte i bindte ata dhe i dërgonte para notereve dhe duke shpërdoruar besimin, padijen juridike të tyre, si dhe neglizhencën apo notereve për akte të tilla notereve duke hartuar përpara tyre deklarata se paratë e marra në dorë apo nëpërmjet llogarive bankare nga Ledjani janë kthyer po nëpërmjet llogarive bankare, dhe nga tani e tutje s’ka më detyrime ndërmjet palëve.

Zgjerohet rrjeti me bizensmene

Mësohet se më vonë filloi ta zgjeroj rrethin me bisensmenë të interesuar për të marrë para me interes i sygjeronte të bëjnë një depozite paraprake në llogarinë e tijë me përshkrimin “shlyerje detyrimi” Ledjan Muçaraku, në vlerat nga 1000 lek deri në 500 000 lek.

Më pas me kopje të deklaratës noteriale dhe gjendjes së tij të llogarisë bankare që dokumentomte moskthimin e shumës hartonte padi civile e penale në prokurori, dhe gjykate duke falsifikuar dhe dokumentet e padive sikur ato ishin bërë nëpërmjet studiove ligjore, duke i akuzuar viktimat padrejtësisht për mashtrim, kërcënim e fyerje dhe dëmtime me dashje, në prokurori dhe krahas kësaj hapte dhe padi civile për të ju kthyer shumat e parave dhe interesat, pavarësisht se ato para realisht nuk u a kishte dhëne, përkundrazi në realitet u kishta marrë.

Zhvatja permes gjyqeve te rreme

Interesi i Ledionit ishte fitimi i gjyqeve civile dhe deklarimi fajtor i pesonave qe kallezonte ne Prokurori, me qellim qe te merrte shumen e lekeve qe percaktohej ne aktin noterial, ndonese kete shume ai nuk ia u kishte dhene asnjehere personave. Me padite gjyqësore dhe aktet noteriale arrinte të mashtronte persona të tjerë biznesmenë duke ju “ofruar” para me interes dhe duke ju kërkuar pasuri si peng me vlera me të larta se parat e kërkuara prej tyre.

Kështu hartonte thuajse çdo ditë nga 1-2-3 akte noteriale me vlera shume te larta parash të dhenë me interes me peng pasuri të paluajtshme shtëpi, torje, lokale etj. Pasi arrinte ti bindte dhe të hartonte kontratën noteriale, gjatë gjithë kësajë kohe ju kërkonte para si shpërblim për këtë punë dhe për aktet noteriale në vlera që shkonin nga 15 000 mije lek deri ne 500 000 pesëqind mije lekë.Për të krijuar bindjen e klineteve të tij ai kërkonte që këta para të ja depozitonin në bankë.

Si dhe në mjaft raste vlerën e interesit 15-20 % e përfshinte në vlerën e kontratës së parave që do të jepeshin më interes duke e përfshirë në shumën totale ne kontrate.(Psh ne se do te ju jepte 100 000 euro ai ne kontraten noteriale me peng shkruante 115000 euro dhe se keto para janë dhënë pa interes ,por ai do ti xhironte në bankë 100 000 euro kështu që në fund detyrimi për ty kthyer ishte 115 000 euro). Si dhe kërkonte që ti gjenin klientë të tjerë që kërkonin para dhe që kishin kolateral e mundësi pagese sepse ai mund të ju siguronte para pa fund, kërkonte gjithashtu qe personat e tjerë mundësisht të ishin të sjellshëm dhe jo konfliktual, pasi nuk preferonte te merrej me te tille.

Për tu siguruar këtë para Ledjan Muçaraku përveç se ju kërkonte ti depozitonin para në llogarit e tij bankare, ju kerkonte edhe para në dore, dreka darka, kostume, karta telefoni, gjatë gjithë kohës të të ashtuquajturës përpjekje për të ju kaluar shumat në bankë, gjë e cila nuk ndodhte kurrë veç ndonjë vlerë të pa përfillshme, sa për të mbajtur në këmbë skemën e mashtrimit.

Për të realizuar skemën mashtruese në moment që vinte afati për të ju xhiruar parat në llogari sipas kontratës noteriale të bërë më parë, nxirrte dhjetëra pretendime, si : jam në gjyq se nuk me kanë kthyer parat shumë persona, kolaterali ka vlera më të ulët se parat që kërkon, ja prisni nesër, pasnesër, të hënën. Mbyllte apo ndërronte numrin e telefonit adresen e banimit etj. Me çdo njeri që komunikonte i thoshte që juve do të ja ju jap parat, por mos ju thuaj të tjerëve, pastaj ju kërkonte ndërrimin e kontratës për një vlere me të ulët dhe para të tjera për kontratën noteriale, shpenzimet ditore, etj duke e kthyer ketë sistem mashtrimi në mënyre jetese të tijën.