Reforma territoriale në pritje të konsensusit, Vasili: Të hapur për të dëgjuar variantin e opozitës

Tiranë- Mazhoranca shprehet dashamirëse dhe e hapur për shqyrtimin e variantit alternativ që do të propozohet nga opozita për reformën administrativo-territoriale.Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, u shpreh i vendosur se reforma-administrative do të mbyllet deri në fund të korrikut, ndërsa e cilësoi si jo normal kushtëzimin e opozitës që kjo reformë të shoqërohet me dencetralizim.Gjithashtu Vasili ripërsëriti, se kjo refomë nuk fsheh qëllime dhe interesa politike.Mazhoranca, tashmë ka finalizuar bazën e reformës administrativo-territoriale ndërkohë që është në procesin final të konsultimeve me vendorët dhe grupet e interesit.Ndërsa opozita e kundërshton variantin qeveritar dhe ka nisur një seri takimesh dhe konferencash që do të finaliziohen me një projekt alternativ.