Delvina nderon me tituj, koreografin Panajot Kanaçi dhe Minella Kuretën

Delvinë - Me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, ka vlerësuar qyteti i Delvinës për kontributin e tyre në fushën e artit, dy figura të shquara kulturës dhe artit shqiptar" Panajot Kanaçin pas vdekjes, si themelues i baletit shqiptar dhe koreograf i papërsëritshëm si dhe Minella Kuretën me “Mjeshtër i Madh”.Pas përfundimit të Festivalit VIII të Këngës dhe Valles për Çamërinë në Sarandë, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve shkoi në qytetin e Delvinës, për të dhënë koncertin e tyre në respekt të dy figurave të artit për nderin që u bëri atyre bashkia e qytetit.Kryabashkiaku i Delvinës Dhurim Alinani ka prezantuar titujt e Nderit.Vendimi i Këshillit të bashkisë Delvinë ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes z.Panajot Kanaçi me motivacionin “Për kontributin e dhënë si themelues i baletit shqiptar, krijimtarinë e jashtëzakonshme të valles popullore për lënien e një pasutrie të paçmuar në artin dhe koreografinë shqiptare.”Si dhe Këshilli bashkiak i jep titullin “Qytetar Nderi” z.Minella Kureta “Për kontributin e tij të shquar si krjues dhe organizues për drejtim në nivel të lartë artistik për qindra spektakte dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për bashkimin shpirtëror e kulturor të gjithë trevave të kombit shqiptar”Në fjalën e tij të falënderimit, Minella Kureta, “Mjeshtër i Madh” dhe së fundmi edhe “Qytetar Nderi”, e ka quajtur Delvinën qytetin e kulturës dhe të traditave më të bukura të popullit shqiptar, qytet artdashës, qytet i sazeve të mrekullueshme…Koncerti në Delvinë ka vijuar deri vonë.ar.sh/Oranews.tv