Fier, piramida grabit 900 qytetarë, policia pret denoncimet
Tiranë- Një ditë pas arrestimit të supermashtruesit të fajdeve në Fier, policia e shtetit jep detaje mbi operacionin dhe akuzat që rëndojnë mbi 29-vjecarin, Ledjan Muçaraku.Sikundër në njoftimin e mbrëmjes së djeshme nga Prokuroria, policia konfirmon se hetimet mbi këtë shtetas kishin nisur 5 muaj më parë, kohë kur Drejtoria për Krimin Ekomomik e Financiar në Policinë e Shtetit ishte sinjalizuar për një rast të dyshimtë të funksionimit të një skemë të pastrimit të produkteve të krimit dhe veprimtarisë kriminale, përmes lidhjes së kontratave të huadhënies me biznesmenë, persona fizik dhe individ nga Fieri, Vlora, Berati, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha, Laçi, Mamurrasi, Burreli, Kukësi, Kavaja, mbi 900 kontrata të tilla me vlera nga 9000 derin 250 000 euro.“Nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, sot u konkludua operacioni policor “Kravata e Zezë”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit vjeç 29, nga Grykë Seman Fier, i proceduar një hërë për korrupsion në Vlorë, i cili dyshohet se kishte krijuar një skemë të pastrimit të produkteve të krimit nëpërmjet kontratave huadhënie parash me interes.Pas një hetimi profesional dhe intesiv 5 mujor të strukturave të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethi Gjyqësor Fier u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Mbi bazën e materialeve të siguruara gjatë këtij hetimi Gjykata e rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Ledjan Muçaraku. Drejtoria për Krimin Ekomomik e Financiar në Policinë e Shtetit kishte marrë informacion për një rast të dyshimtë të funksionimit të një skemë të pastrimit të produkteve të krimit dhe veprimtarisë kriminale, përmes lidhjes së kontratave të huadhënies me biznesmenë, persona fizik dhe individ nga Fieri, Vlora, Berati, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha, Laçi, Mamurrasi, Burreli, Kukësi, Kavaja, mbi 900 kontrata të tilla me vlera nga 9000 derin 250 000 euro” thuhet në komunikatën për media të policisë.Hetimet ndaj skemës së re të mashtrimit kishin filluar në shkurt të këtij viti, ndërsa Muçaraku aktivitetin e tij e ushtronte që në vitin 2007.Fillimisht ai e ka realizuar “skemën” me studentë, duke u ofruar atyre sasi të vogla parash, nga 5 deri në 10 mijë lekë me interes nëpërmjet llogarive bankare e më pas edhe me bizsnemenë të shumtë nga të gjitha rrethet e vendit.Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se personat pasi tërhiqnin paratë në bankë, ata që kërkonin hua, në moment ai ua merrte në dorë borxhin e dhënë, i turbullonte, i bindte dhe i dërgonte para noterëve dhe duke shpërdoruar besimin, padijeninë juridike, për të hartuar një deklaratë noterliale se nuk ka më dertyrim mes palëve se lekët ishin kthyer me bankë.Pastaj veprimi i radhës ishte: Me një kopje të deklaratës noteriale dhe nxjerrjes pranë bankës së gjendjes së llogarisë së printuar dokumentonte fiktivisht moskthimin e shumës nga personat dhe hartonte e dërgonte padi civile e penale në prokurori dhe gjykatë duke falsifikuar dhe dokumentet e padive, sikur ato ishin bërë nëpërmjet studiove ligjore, duke i akuzuar në këtë mënyrë viktimat padrejtësisht për mashtrim, kërcënim e fyerje dhe dëmtime me dashje, në prokurori e gjykatë.Krahas kësaj, ai hapte edhe padi civile për t’iu kthyer shumat e parave dhe interesat, pavarësisht se ato para realisht nuk ua kishte dhëne, përkundrazi realisht u kishte marrë. Një pjesë të padive i pushonte me mosparaqitje ose me kerkesë për pushim, mjaft që palët e akuzuara të mos i kërkonin paratë e marra apo dhe t’i jepnin para të tjera për të pushuar procesin gjyësor të hapur prej tyre.Policia e Shtetit dhe Prokuroria vazhdojnë hetimet, ku deri aktualisht janë siguruar dhjetëra deklarata noteriale me vlera nga 6000 euro deri në 230 000 euro, dhjetra procedime penale e civile të hapura fiktivisht nga Ledjan Muçaraku.Ndërkohë në ambientet e banesës në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, të marrë me qera ju gjetën 51 kontrata noteriale, 28 vendime gjykate, 18 kërkesë padi, 226 fatura bankare, certifkata pronësie, fletëthirrje gjykate, certifikata personale etj. Vetëm nga hetimet e dy muajve të fundit është dokumetuar se janë mashtruar mbi 30 biznesmenë e shtetas të tjerë, si dhe ka informacione e po hetohet për rreth 900 persona të mashtruar në këtë mënyrë nga kjo skemë, e ngritur nga një person i veshur me kostum gri dhe gravatë të hollë të zezë i quajtur Ledjan Muçaraku.Drejtoria e policisë kërkon që të gjithë të mashtruarit prej tij që ende nuk kanë kryer një denoncim, ta bëjnë atë.Aktualisht nga Sektori për krimin ekonomik e Finaciar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e rrethit Gjyqësor Fier është vërtetuar se shtetasi Ledjan Muçaraku është autori i dyshuar i veprat penale të kryera në dëm të shumë personave, si:• Ngritja e funksionimi i një skeme mashtruese me qëllim fitimi material, vepër penale e parashikuar nga neni 143/a “Skemat mashtruese dhe piramidale”, e cila dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet,• Kallëzimit të rremë, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.• Deklaratat e rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, neni 305 /a i Kodit Penal.• Deklarimi i rremë para prokurorit , neni 305/b i Kodit Penal.• Dëshmisë së rremë para gjykatës, dhe 306 i Kodit Penal.• Njoftimi i rremë në organet e rendit, parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.• Falsifikimit kompjuterik të dokumenteve parashikuar nga neni 186/a, i Kodit Penal.• “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të përfituara nëpërmjet veprës penale bazë të mashtrimit, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pika “dh” paragrafi i parë dhe pika “c” paragrafi i fundit, thirrje ndihme për pastrim parash dhe vetëpastrim parash.
(Në foto: Ledjan Muçaraku(majtas), babai i Ledjanit (djathtas) dhe shtëpia e babait)